Besa Famgas kampion edhe te pionierët

Besa Famgas është kampione e Kosovës në hendboll në grupmoshën e pionierëve. Të dielën në finale, Besa e Pejës e mposhti Istogun me rezultat 21:13. Ndeshja u luajt në mesditë në palestrën e qytetit në Istog.

Besa Famgas nisi herët shkëputjen dhe në fund arriti te fitorja bindëse.

Olsi Mulaj shënoi 10 gola për ekipin pejan. 5 i kishte Amar Muqolli, derisa 4 gola i realizoi Diar Idrizi. Te Istogu, Bleon Syla i shënoi 7 gola, derisa Albios Beqiraj i shtoi 5.

Besa kështu kompleton një kampionat plotësisht të suksesshëm. Ka fituar titullin te seniorët, te juniorët, te kadetët e te pionierët.

Lajme tjera