Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Besa Famgas, kampione te juniorët

Besa Famgas është kampione e Kosovës në Ligën e Juniorëve (U20) për edicionin 2023/2024.

Në finale të turneut përfundimtar të Ligës së Juniorëve, Besa e Pejës fitoi bindshëm ndaj Prishtinës, 43:27. Ndeshja u zhvillua të martën mbrëma në palestrën e Pallatit të Rinisë në kryeqytet.

Të rinjtë pejanë shfaqën më tepër se ata prishtinas dhe në fund fituan me rezultat të thellë.

Edonis Hajra i kishte 12 gola për Besën, Olsi Mulaj dhjetë e Ilir Istrefaj nëntë. Altin Cacaj i shënoi shtatë gola për Prishtinën, kurse nga katër i realizuan Elion Goçi e Gent Bajrami.

Medaljet e bronzta u takuan hendbollistëve të Rahovecit, që në ndeshjen dramatike për vend të tretë e mposhtën Kastriotin.

Kupën, kapitenit të Besës, Olt Kabashi, ia dorëzoi presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini.

Lajme tjera