Besa Famgas kompleton finalen te hendbollistët

Besa Famgas ka shënuar fitore të thellë për të bërë vend në finale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll.

Të premten pasdite në Istog, Besa Famgas e mposhti në gjysmëfinale skuadrën e Trepçës me rezultat 34:21. Pas pjesës së parë rezultati ishte 18:10 për pejanët.
Të shtunën në finale, Besa Famgas takohet me Prishtinën. Besa e ka fituar titullin e kampionit dhe synon edhe Kupën.

Egzon Gjuka shënoi 10 gola për Besën, ndërsa 8 i shënoi Arbios Mushkolaj. Te Trepça, Fitim Klinaku shënoi 9 gola e Sali Maxhera 4.

Lajme tjera