Besa Famgas është kthyer te fitorja në Superligën e Kosovës në hendboll.
Pas humbjes nga Rahoveci, skuadra pejane të dielën mposhti Prishtinën në kuadër të xhiros së 23-të.
Ndeshja në Pejë përfundoi me fitoren 44:32 të Besa Famgasit.
Vladimir Stankoviq udhëhoqi Besën me 12 gola. Dhjetë i realizoi Balsha Çejoviq, tetë Jon Vokshi e shtatë Olsi Mulaj.
Te Prishtina më efikasi ishte Oltion Beshiri me dhjetë gola. Gjashtë i shtoi Enis Kuleta e katër Albi Gjuka.
Besa Famgas është e dyta me 36 pikë, sa i ka edhe Kastrioti në vendin e tretë. Prishtina është e katërta me 23 pikë.
Dy ndeshje tjera të xhiros së 23-të u zhvilluan të shtunën.