Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Besa Famgas luan në Vushtrri në xhiron e parë, derbi në Prishtinë

Besa Famgas do ta fillojë në Vushtrri mbrojtjen e titullit të kampionit në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Kështu është përcaktuar me shortin e tërhequr të mërkurën në lokalet e Federatës së Hendbollit të Kosovës.
Superliga e hendbollistëve do të përbëhet nga tetë skuadra. Do të luhet sistem i katërfishtë e më pas është plejofi.
Ndeshjet e xhiros së parë zhvillohen më 16 e 17 shtator.
Pos ndeshjes Vushtrria – Besa Famgas, në xhiron e parë janë edhe ndeshjet Prishtina – Rahoveci, Kastrioti – Trepça e Deçani – Vëllaznimi. Derbi pritet të jetë ndeshja mes Prishtinës e Rahovecit.

Lajme tjera