Besa Famgas pëson në ndeshjen e parë

Kampioni i Kosovës, Besa Famgas e ka humbur ndeshjen e parë të rrethit të parë të Kupës së EHF-së. Të shtunën mbrëma në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Besa pësoi nga Pfadi Winterthur me rezultat 33:24.

Pas pjesës së parë rezultati ishte 18:12 për ekipin zviceran. Përkundër angazhimit e dëshirës, në shprehje erdhi cilësia dhe përvoja e Winterthurit që ka përvojë të gjatë e po ashtu suksese në Evropë.

Winterthuri ka luajtur dy herë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe ka buxhet shumë më të madh se kampioni jonë. Natyrisht Besa kishte momentet e saj të mira në ndeshje dhe ka dëshmuar se ka cilësi. Ndeshja e dytë luhet të dielen nga ora 19.00 po ashtu në Pejë.

Lojtarët e Besës do të japin maksimumin në kërkim të fitores. Besa Famgas është skuadra jonë e parë që luan në Evropë këtë edicion.

Për ekipin zviceran u paraqit reprezentuesi ynë Luigj Quni që shënoi 4 gola.

Besa Famgas – Pfadi Winterthur 24:33 (12:18)

Besa Famgas: Mehmeti, Idrizi, Vokshi, Jupa 7, Y. Muqolli, Mushkolaj, Luzha, Visoka, Tahirukaj 2, Kukrika, Prce 11, Mihaljeviq, Ramosaj 1, Kouri 1, Gjuka 1, J. Muqolli 1.

Lajme tjera