Besa Famgas – Prishtina, derbi i mesjavës

Besa Famgas – Prishtina është derbi i javës së 22-të të Superligës A të Kosovës në hendboll (meshkujt). Xhiroja e 22-të luhet të mërkurën (nesër). Besa e Prishtina takohen në palestrën “Karagaçi” në Pejë nga ora 18:00.

Kampioni aktual, Besa Famgas është kthyer në vend të parë të shtunën pas fitores së thellë ndaj Vushtrrisë. Besa i ka 38 pikë aq sa edhe Kastrioti i vendit të dytë. Prishtina është e treta me 32 pikë. Prishtina e ka befasuar Besën në vjeshtë, duke ia shkaktuar njërën nga dy humbjet e këtij kampionati. Shpresohet në ndeshje të fortë e cilësore të dy prej skuadrave pretendente.

Po prej orës 18:00 takohen edhe Kastrioti e Drita në Ferizaj. Drita është e katërta me 20 pikë, ndërsa të gjitha i ka fituar në vjeshtë. Nga ora 20:00 luhet ndeshja Vushtrria – Vëllaznimi. Vushtrria është e gjashta me 17 pikë kurse Vëllaznimi i pesti me 18 pikë.

Lajme tjera