Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Besa Famgas, Trepça, Kastrioti …

Tre fitues të ndryshëm ishin në tri edicionet e fundit të garës për Kupën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Besa Famgas e kishte fituar Kupën në vitet 2020, 2021 e 2022, ndërsa këtë seri e kishte ndërprerë Trepça e Mitrovicës, në edicionin 2022/2023. Trepça kishte fituar finalen shumë dramatike ndaj Besës, të luajtur në Prishtinë.

Vjet Kupën e Kosovës e fitoi Kastrioti i Ferizajt.

Se kush do ta fitojë Kupën për edicionin 2024/2025, do të mësohet në fundjavë në Ferizaj. Të shtunën në palestrën “Bill Clinton” janë gjysmëfinalet, ndërsa të dielën finalja.

Në gjysmëfinale, Kastrioti përballet me Rahovecin, ndërsa Besa Famgas me Vushtrrinë.

Besa Famgas është skuadra më e suksesshme në garën për Kupë të Kosovës. Trofeun e çmuar e fitoi plot 14 herë. Kastrioti i Ferizajt e ka fituar Kupën shtatë herë.

Rahoveci e Vushtrria nuk kanë fituar ende Kupën e Kosovës.

2023/24​ Kastrioti, Ferizaj

2022/23​ Trepça, Mitrovicë

2021/22​ Besa Famgas, Pejë

2020/21​ Besa Famgas, Pejë

2019/20​ Besa Famgas, Pejë

2018/19​ Kastrioti, Ferizaj

2017/18​ Besa Famgas, Pejë

2016/17​ Besa Famiglia, Pejë

2015/16​ Besa Famiglia, Pejë

2014/15​ Besa Famiglia, Pejë

2013/14​ Besa Famiglia, Pejë

2012/13​ Prishtina

2011/12​ Besa Famiglia, Pejë

2010/11​ Besa Famiglia, Pejë

2009/10​ Besa Famiglia, Pejë

2008/09​ Kastrioti, Ferizaj

2007/08​ Prishtina

2006/07​ Kastrioti, Ferizaj

2005/06​ Kastrioti, Ferizaj

2004/05​ Besa, Pejë

2003/04​ Kastrioti, Ferizaj

2002/03​ Besa,Pejë

2001/02​ Trepça, Mitrovicë

2000/01​ Prishtina

1999/00​ Prizreni​

1998/99​(Gara për Kupë nuk u zhvillua për shkak të luftës në Kosovë)

1997/98​(Gara për Kupë nuk u zhvillua për shkak të luftës në Kosovë)

1996/97​ Vëllaznimi, Gjakovë

1995/96​ Besa, Pejë

1994/95​ Llapi, Podujevë​

1993/94​ Trepça, Mitrovicë

1992/93​ Prishtina

1991/92​ Kastrioti, Ferizaj