Besa, finalistja e parë

Besa FamGas është skuadra e parë finaliste e plejofit të Superligës së Kosovës në hendboll për meshkuj. Kampionia aktuale, Besa, ka kaluar në finale pasi të martën mbrëma fitoi ndaj Dritës në Gjilan me rezultat 34:13. Ishte kjo ndeshja e dytë gjysmëfinale e plejofit. Të shtunën në Pejë, Besa fitoi me rezultat 40:13. Kështu me dy fitore skuadra e Arben Muqollit siguroi paraqitjen në finale.
Të martën në Gjilan, skuadra pejane ishte bindshëm më e mirë se ajo vendase. Në pjesën e parë lojtarët e Dritës ia dolën të shënojnë vetëm tri gola ndërsa pranuan 13.

Në gjysmëfinalen tjetër takohen Prishtina e Kastrioti. Prishtina e ka fituar ndeshjen e parë të luajtur të shtunën në kryeqytet me rezultat 31:24. Ndeshja e dytë luhet të enjten në Ferizaj nga ora 19:00.

Drita – Besa FamGas 13:34 (3:13)

Drita: Sylejmani, Mehmeti, Bunjaku, Veliu 2, Murtezi, Mustafi 2, Selmani 5, Sllamniku 2, Ahmeti, Huruglica, Misini, Mehmeti 2, Huruglica.

Besa FamGas: Tahirukaj 10, Ramosaj 1, Gjuka 3, Tahirukaj 4, Tafilaj 2, J. Muqolli 5, Vokshi 1, Jupa, Beqiraj, Y. Muqolli 4, Idrizi 4, Curri.

Lajme tjera