Besa fiton derbin dhe shkëputet në krye

Besa FamGas ka vazhduar dominimin në hendbollin kosovar duke e fituar derbin e madh ndaj Prishtinës me shtatë gola dallim, 31:24. Ishte kjo kryendeshja e javës së 25-të të Superligës A që u luajt të shtunën mbrëma në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Me fitore Besa thuajse e ka të sigurtë pozitën e parë për plejof. Udhëheq në tabelë me 48 pikë, katër më shumë se Prishtina që është e dyta. Deri në fund të Superligës A kanë mbetur edhe tri xhiro tjera.

Ishte kjo përballja e katërt mes Besës e Prishtinës këtë edicion. Rezultati është 3:1 në të mirë të ekipit pejan, që është kampion aktual.

Të shtunën, skuadra e Arben Muqollit ëhtë shkëputur herët në pjesën e parë në rezultat dhe ka krijuar epërsi solide. Në fund Besa e fitoi pjesën e parë me dy gola dallim, 17:15. Pejanët ishin dominant edhe në pjesën e dytë dhe mbajtën epërsi konstante. Prishtina tentoi të afrohet, por pa shumë sukses. Në fund rezultati ishte 31:24 në të mirë të Besës.

Kontribut në fitoren e madhe të Besës dhanë të gjithë lojtarët. Më efikasi ishte Drilon Tahirukaj me shtatë gola. Gjuka shënoi gjashtë herë ndërsa Jupa pesë herë. Te Prishtina më efikasi ishte V. Zherka me gjashtë gola. Nga pesë herë shënuan Terziqi e Fetahu.

Të shtunën u luajtën edhe dy ndeshjet tjera të javës së 25-të të Superligës A. Drita fitoi ndaj Vëllaznimit me dy gola dallim, 36:34. Ndërkohë Kastrioti fitoi thellë ndaj Zhegrës me rezultat 34:16. Kastrioti është i treti me 30 pikë, ndërsa Drita e katërta me 26. Zhegra në vendin e pestë dhe Vëllaznimi në të gjashtin i kanë nga 19 pikë.

Në Superligën B u luajt java e 23-të. Të premten Vushtrria e Trepça barazuan me rezultat 29:29. Të shtunën, Samadrexha fitoi ndaj Llapit me rezultat 20:18. Trepça i ka 20 pikë, Vushtrria 16, Samadrexha 12, ndërsa Llapi vetëm gjashtë.

Superliga A
Prishtina – Besa FamGas 24:31 (15:17)

Prishtina: Esati, Kosteski, Ademi, Krasniqi, Bajqinovci, Fetahu 5, Gjuka 3, Stoilov, Murtezi, Prekazi 3, Visoka, Kastrati, Sula 2, Zherka 6, Terziqi 5, Gashi.

Besa FamGas: Curri, Idrizi 2, Biljaka 3, Broqi, Gjuka 6, Jupa 5, Tetova, Megjiq 4, Dril. Tahirukaj 7, Ramosaj, Dre. Tahirukaj 1, Kukrika 1, Muqolli 2, Beqiraj, Berisha.

Superliga B
Vushtrria – Trepça 29:29 (13:17)

Vushtrria: Buqinca, Vllahija, Llapashtica, Musa 3, Ar. Karaqa, Shabani 5, Mehmeti 1, Karaqa 2, Ademi 4, Jashari 4, Gubetini 10, Krasniqi.

Trepça: Terziqi, Tahiri, Mziu 2, Beqiri 2, Pllana 1, A. Shala 2, B. Shala 4, Nuhi 4, Basholli 13, Sejdiu, Zhubi 1.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Istogu e ka fituar ndeshjen e parë finale të plejofit në Superligën e hendbollisteve. Të …

Besa Famgas e Prishtina kanë zhvilluar një ndeshje shumë të fortë të shtunën pasdite në …

Është nënshkruar sot memorandumi i bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Memorandumi është …

Pas dy ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, është koha për finalen e plejofit në Superligën …

Të shtunën luhet ndeshja e parë e finales së plejofit në Superligën e Kosovës në …

Istogu e ka fituar ndeshjen e parë finale të plejofit në Superligën e hendbollisteve. Të shtunën mbrëma në Istog, …

Besa Famgas e Prishtina kanë zhvilluar një ndeshje shumë të fortë të shtunën pasdite në palestrën “Karagaçi” në Pejë. …

Është nënshkruar sot memorandumi i bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Memorandumi është nënshkruar në kabinetin e …

Pas dy ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, është koha për finalen e plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll …

Të shtunën luhet ndeshja e parë e finales së plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të …

Skuadrat favorite, Besa Famgas e Prishtina kanë shmangur përballjen mes tyre në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës …

Vushtrria e Istogu do të takohen në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të …

Nesër nga ora 13:00 tërhiqet shorti për gjysmëfinalen e Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll. Turneu final i …

Federata e Hendbollit e Kosovës

House of Sport

Kati II nr. 15
Agim Ramadani nr.253
10000 Prishtina
Kosova

Tel: +383 38 248 759

Për ne

Garat

Përfaqësueset

Shoqatat

© Copyright - Kosova Handball Federation

Made in Kosova