Besa fiton thellë, kualifikimi shumë afër

Kampioni i Kosovës në hendboll, Besa Famgas e ka fituar me rezultat të lartë ndeshjen e parë të rrethit të parë të Kupës së EHF-së. Të shtunën mbrëma në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Besa fitoi ndaj Batumit të Gjeorgjisë me rezultatin 30:20. Kështu Besa ka bërë hap të madh drejt kalimit në rrethin e dytë të garës prestigjioze të Kupës së EHF-së. Ndeshja e dytë luhet menjëherë të dielen (nesër) nga ora 18:30 në palestrën e qytetit në Pejë.

Djelmoshat e Arben Muqollit kanë dominuar plotësisht ndaj skuadrës nga Gjeorgjia. Pejanët ishin më të mirë në çdo segment të lojës dhe në fund arritën te fitorja me dhjetë gola dallim që ka mundur në fakt të jetë edhe më e lartë. Pas pjesës së parë rezultati ishte 15:9 në të mirë të Besës, ndërsa epërsia u rrit në pjesën e dytë.

Besa në edicionin e ri do të mbështetet në lojtarët vendorë, shumica reprezentues të Kosovës, qoftë në kombëtaren A, U-20 apo U-18. Dhe të gjithë lojtarët e Besës kanë shfaqur cilësi të shtunën, që është pozitive për tërë hendbollin kosovar në përgjithësi.

Më efikasi te Besa ishte Drilon Tahirukaj me shtatë gola. Kastriot Jupa e Drenit Tahirukaj shënuan nga pesë gola. Në listën e realizatorve u shënuan edhe Ante Kukrika (4), Bujar Ramosaj (3), Jon Muqolli (3), Egzon Gjuka (2) e Bajram Idrizi (1). Edhe të tjerët, duke përfshirë edhe portierët kontribuan në fitore.

Është ky një fillim i mbarë i garimit të skuadrave kosovare në kupat evropiane për edicionin e ri. Fitorja e lartë e Besës shpresohet të pasohet me paraqitje të mira të Shqiponjës, Istogut, Kastriotit e Prishtinës.

Batumi – Besa Famgas 20:30 (9:15)

Besa Famgas: Mursel Mehmeti, Bajram Idrizi 1, Veton Broqi, Egzon Gjuka 2, Kastriot Jupa 5, Yll Muqolli, Korab Tetova, Dion Idrizi, Drenit Tahirukaj 5, Drilon Tahirukaj 7, Bujar Ramosaj 3, Ante Kukrika 4, Haris Berisha, Ardit Tafilaj, Jon Muqolli 3.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Kastrioti ka shënuar fitore që e kthen në vendin e tretë në tabelën e Superligës …

Vushtrria është kujdesur që të kthehet menjëherë në vendin e dytë në Superligën e Kosovës …

Besa Famgas nuk ka lejuar befasi duke fituar ndaj Trepçës, të mërkurën mbrëma. Ndeshja e …

Esma Muratoviq e ka udhëhequr Istogun drejt një tjetër fitoreje në Superligën e Kosovës në …

Edhe një ndeshje evropiane e kanë drejtuar gjyqtarët kosovarë të hendbollit. Të martën mbrëma në …

Kastrioti ka shënuar fitore që e kthen në vendin e tretë në tabelën e Superligës A (meshkujt). Në ndeshjen …

Vushtrria është kujdesur që të kthehet menjëherë në vendin e dytë në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë …

Besa Famgas nuk ka lejuar befasi duke fituar ndaj Trepçës, të mërkurën mbrëma. Ndeshja e luajtur në palestrën “Minatori” …

Esma Muratoviq e ka udhëhequr Istogun drejt një tjetër fitoreje në Superligën e Kosovës në hendboll. Istogu të mërkurën …

Edhe një ndeshje evropiane e kanë drejtuar gjyqtarët kosovarë të hendbollit. Të martën mbrëma në Shkup, Eshref Beqiri e …

Në prag të grumbullimit të Kombëtares së Kosovës për dy ndeshjet me Rumaninë, do të zhvillohen ndeshjet e xhiros …

Superliga e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave vazhdon menjëherë të mërkurën (sot) me ndeshjet e javës së …

Lojtaret e Kosoves pershendesin njani tjetrin

Selektori i ri i Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi, ka shpallur të hënën listën për dy ndeshjet e ardhshme. …