Besa fiton titullin, vazhdon dominimin

Besa FamGas është kampion i Kosovës në hendboll për edicionin 2017\18. Ekipi pejan që drejtohet nga Arben Muqolli titullin e festoi të dielen pasdite në kryeqytet kur fitoi ndaj Prishtinës me rezultat 34:28. Ishte kjo ndeshja e dytë e finales së plejofit të kampionatit të Kosovës në hendboll. Besa e ka fituar edhe ndeshjan e parë të luajtur të enjten në Pejë dhe kështu me rezultat 2:0 në finale, siguroi titullin e kampionit.

Besa FamGas ka fituar më herët këtë vit edhe Kupën e Kosovës dhe kështu ka vazhduar me dominim të plotë në hendbollin kosovar.

Prishtina të dielen ishte në epërsi pas pjesës së pare, me rezultatin 17:14. Por në të dytën pejanët u kthyen fuqishëm dhe arritën te fitorja. Prishtina i ka të lënduar disa lojtarë dhe ka fond të kufizuar të lojtarëve.

Për Besën është titulli i pestë rresht dhe i 14-ti gjithsej pas pavarësimit të sportit kosovar. Ekipi pejan tani do të kërkojë suksesin edhe në gara evropiane, ku ka bërë hapa para në vitet e fundit.
Në ndeshjen e fundit të edicionit Besën drejt fitores e udhëheqën Egzon Gjuka me 11 gola dhe Kastriot Jupa me nëntë. Te Prishtina më efikasi ishtePetrit Prekazi me tetë gola kurse shtatë herë realizoi Deniz Terziqi.

“Është viti i pestë rresht që e fitojmë titullin pa konkurrencë shumë të madhe, ndonëse këtë vit Prishtina na bëri ballë paksa dhe na shkaktoi humbjen e parë pas katër viteve. Prishtina në këtë ndeshje ishte më e fortë se në ndeshjen e parë në Pejë, të cilën e fituam më lehtë. Ne kemi hendbollistë që kanë bërë dallimin si në vitet e kaluara”, ka thënë trajneri i Besës, Arben Muqolli.
Trajneri i Prishtinës, Verim Zherka ka thënë se pjesa e parë ishte e mirë.

“Një pjesë e parë e mirë, por në të dytën ekipi pësoi rënie. Kjo na ka ndodhur edhe herë të tjera gjatë stinorit. Po shihet që ka mungesë në ekipin tonë, sidomos të lojtarëve të bankës, ndërsa te Besa kjo nuk vërehet”, ka thënë Zherka.

Prishtina – Besa FamGas 28:34 (17:14)

Prishtina: Ademi, Stoilov 1, Visoka 1, Gjuka 1, Gashi, Kastrati, Kosteski, Prekazi 8, Bajqinovci 5, Sula 1, Fetahu 2, Murtezi, Terziqi 7, Krasniqi 2.

Besa FamGas: Curri, Idrizi 1, Biljaka 1, Broqi, Gjuka 11, Jupa 9, Vokshi, Megjiq 5, Dre. Tahirukaj 1, Dri. Tahirukaj 2, Ramosaj, Kukrika 1, Tafilaj, J, Muqolli 3, Beqiraj, Berisha.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Në prag të grumbullimit të Kombëtares së Kosovës për dy ndeshjet me Rumaninë, do të …

Superliga e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave vazhdon menjëherë të mërkurën (sot) me …

Selektori i ri i Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi, ka shpallur të hënën listën për …

Luigj Quni me Amicitia Zurich ka arritur fitoren e dytë të edicionit në Superligën e …

Me vetëm një gol dallim ka fituar Ferizaj ndaj Samadrexhës, të dielën në ndeshjen përmbyllëse …

Në prag të grumbullimit të Kombëtares së Kosovës për dy ndeshjet me Rumaninë, do të zhvillohen ndeshjet e xhiros …

Superliga e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave vazhdon menjëherë të mërkurën (sot) me ndeshjet e javës së …

Lojtaret e Kosoves pershendesin njani tjetrin

Selektori i ri i Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi, ka shpallur të hënën listën për dy ndeshjet e ardhshme. …

Luigj Quni ne akcion per klubin e tij Amicitia Zurich

Luigj Quni me Amicitia Zurich ka arritur fitoren e dytë të edicionit në Superligën e Zvicrës. Në fitoren 26:25 …

Me vetëm një gol dallim ka fituar Ferizaj ndaj Samadrexhës, të dielën në ndeshjen përmbyllëse të javës së 14-të …

Pas dy humbjeve, Trepça është kthyer te fitorja të dielën. Në kuadër të javës së 20-të kampionale, përkatësisht javës …

Istogu ka vazhduar me fitore në Superligën e hendbollisteve. Në derbin e xhiros së 14-të, Istogu të shtunën e …

Vushtrria ka arritur fitore të rëndësishme në garën për mbetjen në elitën e hendbollit kosovar. Të shtunën në kuadër …