Besa lehtë në Gjilan, Prishtina mposhtë Vushtrrinë

Kampioni aktual, Besa Famgas ka fituar thellë ndaj Dritës në Gjilan. Ndeshja e javës së 23-të të Superligës A të Kosovës në hendboll (meshkujt) e luajtur të shtunën, ka përfunduar me fitoren e Besës me rezultat 35:10.

Pas pjesës së parë epërsia e ekipit pejan ishte 11 gola (17:6). K. Tetova shënoi më së shumti gola te Besa Famgas, gjithsej 8. Te Drita më efikasi ishte G. Misini me 5 gola. Besa Famgas është lider me 42 pikë, ndërsa Drita e katërta me 20 pikë.

Të shtunën u luajt edhe ndeshja në mes të Prishtinës e Vushtrrisë. Fitore shënoi Prishtina me rezultat 32:26. Pas pjesës së parë Prishtina kishte vetëm një gol epërsi, 14:13. Te Prishtina më efikasi ishte K. Krasniqi me 7 gola. Tetë gola për vushtrriasit i shënoi E. Ademi.

Prishtina është e treta me 34 pikë, ndërsa Vushtrria e gjashta me 18 pikë.

Në Superligën B u zhvillua ndeshja në mes të Drenicës e Samadrexhës. Fitore shënoi Drenica me rezultatin 42:28. Drenica i ka 14 pikë nga 21 ndeshje kurse Samadrexha i ka vetëm dy pike.

Superliga A – 23
Prishtina – Vushtrria 32:26 (14:13)

Prishtina: Agushi, Beqiraj, Krasniqi 7, Basholli 3, Abazi 1, Bajqinovci 4, Fetahu 2, Visoka 3, Hoxha, Beshiri 5, Gjuka 1, Kastrati 6.

Vushtrria: Mikullovci, Ibishi 1, Musa 5, Karaqa, Shabani 6, Neziri 1, Sadiku, Karagja 1 Ademi 8, Demiri, Jashari 2, Gubetini 2, Ismajli, Lahu.

Drita – Besa Famgas 10:35 (6:17)

Drita: Sylejmani, Musliu, Mehmeti 1, Sllamniku, Latifi 2, Misini 5, Bunjaku 2, Tosku.

Besa Famgas: Mehmeti, Idrizi 3, Vokshi 1, Gjuka 3, Jupa 3, Tetova 8, Tahirukaj 7, Ramosaj 1, Kukrika 1, Çuziq, Bislimi 1, J. Muqolli 3, Y. Muqolli 4, Berisha, Tahirukaj.

Superliga  B – 21

Drenica – Samadrexha  42:28 (22:15)

Drenica: Lladrovci, Klinaku 7, Muqolli, Thaqi 4, Qorri 9, Zeka 4, Mehmeti 14, Haxhiu 2, Haxhiaj, Zariqi 2.

Samadrexha: Sh. Maloku, Sopjani 1, A. Maloku 2, S. Maloku 7, B. Maloku 4, Basholli 3, Krasniqi 5, Hyseni 6.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Me finalen e Ligës së juniorëve, të luajtur të dielën, ka përfunduar edicioni garues 2020/2021 …

Federata e Hendbollit e Kosovës është vlerësuar lart për organizimin e një tjetër ngjarjeje ndërkombëtare. …

Njëra prej lojtareve kryesore të Kosovës, Arlinda Hajdari, ka pësuar lëndim serioz në ndeshjen e …

Hendbollistet e Kombëtares së Kosovës kanë humbur ndeshjen vendimtare të raundit të parë kualifikues për …

Perfaqesuesja e Kosoves ne hendboll duke festuar me Kryeministrin Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ndjekur nga afër ndeshjen mes Kosovës dhe Luksemburgut. Ai …

Me numër shumë të limituar të lojtareve (10 gjithsej, prej tyre 3 portiere), Kombëtarja e …

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (femrat) është kthyer në rrugën e sukseseve. Pas shenjave të …

Portugalia e ka nisur me fitore bindëse turneun kualifikues në Prishtinë. Të enjten pasdite, Portugalia …