Besa me fitore shumë të lartë, Prizreni mposhtë Llapin

Lojtari është hedhur lartë me top në dorë gati për të shënuar kurse kundërshtari po përpiqet t'a ndalojë atë.

Kampioni aktual, Besa Famgas e ka fituar me rezultat të lartë ndeshjen me Dritën. Të dielën në Gjilan, pejanët fituan me rezultat 68:17. Pas pjesës së parë rezultati ishte 34:9 në të mirë të Besës.

Pas javës së 11-të të Superligës së Kosovës në hendboll, Besa Famgas udhëheq në tabelë me 22 pikë, derisa Drita mbetet e fundit pa pikë. 13 lojtarë të Besës shënuan gola, kurse më efikasët ishin Y. Muqolli me 11 gola dhe K. Jupa me 10. Te Drita u dallua A. Isufi me 8 gola.

Të dielën u luajt edhe ndeshja në mes të Prizrenit e Llapit. Fitore shënoi Prizreni me rezultat 40:34. Për Prizrenin është fitorja e tretë, kurse kjo skuadër renditet e teta me 7 pikë. Llapi mbetet i nënti me 4 pikë. Që në pjesën e parë prizrenasit krijuan epërsi bindëse, 22:15.

A. Krasniqi e V. Zherka shënuan nga 8 gola për Prizrenin. 12 gola për Llapin i shënoi A. Hoxha.

Drita – Besa Famgas 17:68 (9:34)

Drita: Shkodra 2, Kurti, Hasani, Tosku 1, Sllamniku 2, Latifi 4, Asllani, Isufi 8 Veliu.

Besa Famgas: Mehmeti, J. Muqolli 7, Gjuka 7, Ramosaj 1, Thaqi 3, Kukrika 5, Tahirukaj 4, Visoka 5, Luzha 4, Y. Muqolli 11, Jupa 10, Vokshi 1, Idrizi 5, Mushkolaj 5.

Prizreni – Llapi 40:34 (22:15)

Prizreni: Koro, Thaqi, J. Thaqi, O. Krasniqi 1, A. Krasniqi 8, Gashi 1, Skenderi 4, Ahmetaj, Spahija 5, Mehmeti 5, Etemi, Leka 5, Bytyqi 1, Topalli 2, Ferati, Zherka 8.

Llapi: Visoka 3, Hyseni, Rexhepi 2, Bajrami 2, Havolli 2, Mani, Hoxha 12, Muqiqi 4, Hasani 6, Beshiri 3.

Lajme tjera