Besa në finale me fitore tjetër bindëse

Kampioni aktual, Besa Famgas ka zënë vendin e merituar të tij në finale të plejofit, duke shënuar të mërkurën një fitore tjetër të lartë ndaj Vëllaznimit të Gjakovës.

Ndeshja e dytë gjysmëfinale e plejofit u luajt në Gjakovë, ndërsa Besa fitoi me rezultat 37:12. Ndeshjen e parë gjysmëfinale të luajtur të shtunën në Pejë, Besa e fitoi me rezultat 39:10. Kështu me dy fitore bindëse Besa Famgas kalon në finale ku takohet me Kastriotin.

Besa stinorin e rregullt e mbylli në vend të parë e Vëllaznimi në të katërtin.

Vëllaznimi – Besa Famgas 12:37 (6:20)

Vëllaznimi: Luzha, Bardhoku, Mamusha, Neziri 5, Rama, Ferati 1, Fana 3, M. Luzha,Morina 1, Radoniqi, Idrizi, Hasimja, P. Hoti, A. Hoti 2, Pozhegu, Hoxha

Besa Famgas: Berisha, Mehmeti, Tahirukaj 6, J. Muqolli 5, Jupa 3, Tetova 2, Tahirukaj 2, Gjuka 4, Kukrika 2, Bislimi 1, Idrizi 2, Çuziq 1, Vokshi 5, Y. Muqolli 2, Mushkolaj 2, Thaqi

Lajme tjera