Besa Famgas u është kthyer sfidave vendore pas suksesit në Ligën Evropiane.
Të mërkurën mbrëma, Besa Famgas e luajti ndeshjen e mbetur të xhiros së gjashtë të Superligës ndaj Kastriotit. Ndeshja në Ferizaj përfundoi me fitoren 36:30 të Besës.
Por ekipi pejan te fitorja ka arritur vetëm në pjesën e dytë. Pas pjesës së parë rezultati ishte i barabartë, 17:17. Në pjesën e parë kryesisht në epërsi ishte Kastrioti.
Epërsia e vendasve shkoi deri në tri gola, 10:7. Në pjesën e dytë Besa Famgas nisi shkëputjen e lehtë, por vendasit mbaheshin në lojë. Vetëm pas minutës së 50-të epërsia e Besës ishte më e lartë. Në fund rezultati ishte 36:30 për Besën.
Nikola Prce e Arbios Mushkolaj ishin më efikasët te Besa me na 5 gola. Na 4 gola i kanë shënuar Jon Vokshi, Egzon Gjuka, Denis Shabanoviq, Yll Muqolli e Deniz Terziqi.
Te Kastrioti u dalluan Festim Mustafa me 9 gola dhe Jeton Bislimi e Hamdi Salihi me nga 8. Me fitore Besa Famgas është kthyer në pozitën e parë. I ka dhjetë pikë nga pesë ndeshje, sa i kanë edhe Trepça e Prishtina, por nga gjashtë ndeshje. Kastrioti është i shtati me 4 pikë.