Besa nuk pret telashe në Gjakovë, në Prishtinë ndeshje e fortë

Pasi ka fituar bindshëm ndeshjen e parë gjysmëfinale, Besa Famgas të mërkurën mund të sigurojë kalimin në finale të plejofit të Superligës së Kosovës në hendboll.

Në Gjakovë nga ora 19:00 luhet ndeshja në mes të Vëllaznimit dhe Besa Famgasit. Besa është kampion aktual dhe e ka përfunduar Superligën A në vend të parë. Ndeshjen e parë të luajtur të shtunën në Pejë, Besa e fitoi me rezultat 39:10. I duhet edhe një fitore apo barazim për të kaluar në finale të plejofit. Vëllaznimi e ka mbyllur Superligën A në vend të katërt.

Të mërkurën (nesër) luhet edhe gjysmëfinalja e dytë e plejofit në mes të Prishtinës e Kastriotit. Kjo ndeshje luhet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve nga ora 18:00.

Ndeshjen e parë të luajtur të shtunën në Ferizaj e ka fituar Kastrioti me rezultat 28:21. Kastrioti ishte i dyti në Superligën A ndërsa Prishtina e treta. Dy skuadrat janë takuar edhe në finale të Kupës, në një ndeshje shumë të fortë e dramatike.

Ndeshje e fortë e cilësore pritet të jetë edhe ajo që luhet nesër në kryeqytet. Kastrioti do të mundohet që me fitore apo barazim të siguroi finalen, ndërsa Prishtina që të barazoi rezultatin në 1:1 dhe të sigurojë edhe ndeshjen e tretë që do të luhej në fundjavë në Ferizaj.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Istogu – Vushtrria është kryendeshja e javës së 14-të në Superligën e Kosovës në hendboll …

Në fundjavë luhen ndeshjet e ardhshme në kuadër të kampionatit të Kosovës në hendboll. Në …

Kastrioti e ka fituar bindshëm përballjen e skuadrave me traditë në hendbollin kosovar. Të mërkurën …

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit, Hassan Moustafa ka uruar Eugen Saraçinin me rastin e …

Hendbollisti premtues, Yll Muqolli, ka shënuar 10 gola të martën mbrëma në fitoren e re …

Istogu – Vushtrria është kryendeshja e javës së 14-të në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të fermave. …

Në fundjavë luhen ndeshjet e ardhshme në kuadër të kampionatit të Kosovës në hendboll. Në Superligën A të hendbollistëve …

Kastrioti e ka fituar bindshëm përballjen e skuadrave me traditë në hendbollin kosovar. Të mërkurën mbrëma në palestrën “Minatori” …

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit, Hassan Moustafa ka uruar Eugen Saraçinin me rastin e rizgjedhjes ne postin e …

Hendbollisti premtues, Yll Muqolli, ka shënuar 10 gola të martën mbrëma në fitoren e re të Besa Famgas. Në …

Dyshja prishtinase e gjyqtarëve të hendbollit, Sherif Xhema e Besfort Jahja, kanë pasur angazhim evropian të hënën. Xhema e …

Me ndeshjen Besa Famgas – Vëllaznimi fillon gara në Superligën A të Kosovës në hendboll (meshkujt). Në Superligën A …

Të dielën u luajtën katër ndeshje të xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të …