Besa organizon kampionatin e shkollave në Pejë, presidenti Saraçini e përgëzon

Klubi pejan i hendbollit, Besa Famgas shquhet për organizimin dhe stabilitetin që e ka e po ashtu për punën që po e bënë për të masovizuar dhe për të rritur nivelin e hendbollit.

Klubi kampion tashmë po e organizon edhe kampionatin e shkollave fillore në qytetin e Pejës, si pjesë e iniciativës për të masovizuar hendbollin sa më shumë te gjeneratat e reja. Ky organizim po çmohet nga presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini, i cili uron që edhe në komunat tjera të ketë organizime të ngjajshme.

“Përgëzime dhe urime të sinqerta për organizimin e kampionatit të shkollave fillore në Pejë. Puna e cila po bëhet me aktivitetin dhe angazhimin e KH Besa Famgas, është për t’u admiruar dhe në funksion të zgjerimit dhe zhvillimit të hendbollit në Pejë dhe Kosovë. Shpresojmë se ky shembull i jashtëzakonshëm do të gjejë inspirim edhe në komunat tjera të vendit”, ka thënë presidenti Saraçini.

Kampionati i shkollave fillore i hendbollit në Pejë po organizohet në dy grupe. Në Grupin A janë ekipet e shkollave Xhemail Kada, 28 Nëntori, 8 Marsi dhe Vaso Pasha. Në Grupin B janë ekipet e hendbollit të shkollave fillore Asdreni, Dardania, Lidhja e Prizrenit dhe Ramiz Sadiku.

Ndeshjet e xhiros së parë janë luajtur më 13 tetor. Rezultatet ishin: Xhemajl Kada – 28 Nëntori 15:7, Asdreni – Dardania 7:2, 8 Marsi – Vaso Pasha 8:7.

Xhiroja e dytë luhet të shtunën më 26 tetor. Orari është ky: Asdreni – Lidhja e Prizrenit (10:00), Xhemajl Kada – 8 Marsi (10:45), Dardania – Ramiz Sadiku (11:30), 28 Nëntori – Vaso Pasha (12:15).

Për 10 nëntor është paraparë xhiroja e tretë, ndërsa më 17 nëntor do të bëhet përzgjedhja e parë për inkuadrim të nxënësve në ekipin e pionierëve të klubit Besa Famgas. Xhiroja e katërt është paraparë për 24 nëntor kurse seleksionimi i dytë për 1 dhjetor.

Është ky një organizim shembullor i klubit pejan ku përfshihen edhe struktura tjera.

“Klubi hendbollistik Besa Famgas hapi edhe një faqe të re. Filluam Ligën e shkollave fillore, ndërsa për të arritur këtë është dashur mund dhe angazhim. Është realizuar me ndihmën e madhe të drejtorit të Arsimit, Besim Avdimetaj, drejtorëve dhe profesorëve të shkollave në fjalë, trajnerëve të klubit, drejtorit të palestrës ‘Karagaçi’, iniciatorit Zdenko Kordi, dhe atij pa të cilin nuk do të kishte ndodhur kjo – sponsorit Famgas”, shkruan në njoftimin e klubit pejan.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave, Agron Shabani, ka publikuar të hënën …

Kapiteni Valon Dedaj është i motivuar për ta udhëhequr lojën e Kombëtares së Kosovës në …

Shqiponja e Gjakovës e organizon edhe këtë vit turneun tradicional për hendbolliste. Në kuadër të …

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka vazhduar përgatitjet për ndeshjen e së mërkurës ndaj Rumanisë. …

Të dielën u luajtën dy ndeshjet e fundit të javës së 16-të të Superligës së …

Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave, Agron Shabani, ka publikuar të hënën listën për ndeshjet kualifikuese …

Kapiteni Valon Dedaj është i motivuar për ta udhëhequr lojën e Kombëtares së Kosovës në ndeshjen e së mërkurës …

Shqiponja e Gjakovës e organizon edhe këtë vit turneun tradicional për hendbolliste. Në kuadër të festave të marsit, Shqiponja …

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka vazhduar përgatitjet për ndeshjen e së mërkurës ndaj Rumanisë. Hendbollistët tanë kanë zhvilluar …

Të dielën u luajtën dy ndeshjet e fundit të javës së 16-të të Superligës së hendbollisteve.Ashtu si pritej, Prishtina …

Me vetëm një gol dallim ka përfunduar ndeshja e javës së 20-të të Superligës B në mes të Zhegrës …

Llapi nuk ka lejuar befasi dhe ka fituar thellë ndaj Prizrenit. Ndeshja e parë e javës së 20-të të …

Ferizaj e ka fituar derbin e qytetit të hendbollit ndaj Kastriotit. Ndeshja e javës së 16-të të Superligës së …