Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Besa skuadra më e suksesshme pas pavarësimit, Kastrioti me lavdinë e të kaluarës

Po i afrohemi fundit të një edicioni interesant dhe me rivalitet në kampionatin e Kosovës në hendboll. Në finale të garave shtesë (plejofit) prej të mërkurës takohen Besa Famgas e Pejës dhe Kastrioti i Ferizajt. Bëhet fjalë për dy klubet më të mira të këtij edicioni, por poashtu për klube që kanë rëndësi të madhe në historinë e hendbollit kosovar.

Kampionati i Kosovës (meshkujt) ka histori të gjatë e të lavdishme. Kampionati i parë është zhvilluar në vitet 1954\55, kurse titullin e fitoi Normalisti i Prishtinës. Normalisti ka dominuar në vitet e para e më pas titulli ka shkuar edhe në qendrat tjera. Në momente të lavdishme për hendbollin kosovar, skuadrat më të mëdha si Borci i Ferizajt, Trepça e Mitrovicës, Bozhuri i Gjilanit e ndonjë tjetër kanë luajtur në nivele më të larta të ish-Jugosllavisë. Pra nuk kanë luajtur në kampionatin e Kosovës.

Kampionati i Kosovës ka mbledhur ekipet më të mira të vendit prej pavarësimit të sportit kosovar. Pas pavarësimit skuadra më e suksesshme është ajo pejane, Besa, tani e njohur si Besa Famgas. Kampionatin e parë të pavarur e ka fituar Kastrioti i Ferizaj (1991\92), klub ky që dikur njihej si Borci. Kastrioti ka fituar titullin edhe në vitin 1993, 2000, 2010 e 2011.

Pas pavarësimit shumë më tepër tituj të kampionit ka klubi pejan, Besa Famgas që ka dominuar thuajse plotësisht. Besa ka fituar pesë titujt e fundit, kurse kampion ishte edhe në vitin 2012. Gajshtë tituj rresht i kishte prej vitit 2002 deri në vitin 2007. Para luftës Besa fitoi kampionatin në vitin 1997 e 1996.

Kampionët e deritashëm të Kosovës në hendboll:

2017/18Besa FamgasPejë
2016/17   Besa FamigliaPejë
2015/16BESA Famiglia Pejë
2014/15BESA Famiglia Pejë
2013/14BESA Famiglia Pejë 
2012/13PrishtinaPrishtinë 
2011/12BESA Famiglia Pejë 
2010/11KastriotiFerizaj 
2009/10KastriotiFerizaj 
2008/09PrishtinaPrishtinë 
2007/08PrishtinaPrishtinë 
2006/07BESA Famiglia Pejë 
2005/06BESA Famiglia Pejë 
2004/05BESA Famiglia Pejë 
2003/04BESAPejë 
2002/03BESA Pejë 
2001/02BESA Pejë 
2000/01TrepçaMitrovicë 
1999/00KastriotiFerizaj 
1998/99     / Kampionati nuk u zhvillua për shkak të luftës
1997/98Drita (kampion vjeshtorë)Gjilan Kampionati u ndërpre për shkak të luftës 
1996/97BESAPejë 
1995/96BESA Pejë 
1994/95PrishtinaPrishtinë 
1993/94TrepçaMitrovicë 
1992/93KastriotiFerizaj 
1991/92KastriotiFerizaj  
1990/91BuduçnostiPejë 
1989/90TrepçaMitrovicë 
1988/89Prishtina Prishtinë 
1987/88VëllaznimiGjakovë 
1986/87Kosova Vushtrri 
1985/86BozhuriGjilan  
1984/85VëllaznimiGjakovë 
1983/84BozhuriGjilan  
1982/83VëllaznimiGjakovë 
1981/82Kosova Vushtrri 
1980/81KNI Ramiz Sadiku Prishtinë 
1979/80DeçaniDeçan 
1978/79VëllaznimiGjakovë 
1977/78Samadrexha Samadrexhë 
1976/77VëllaznimiGjakovë 
1975/76PrishtinaPrishtinë 
1974/75TrepçaMitrovicë 
1973/74BozhuriGjilan  
1972/73BozhuriGjilan  
1971/72ObiliqiObiliq 
1970/71VëllaznimiGjakovë 
1969/70Drenica Gllogoc  
1968/69VëllaznimiGjakovë 
1967/68TrepçaMitrovicë 
1966/67BozhuriGjilan  
1965/66ObiliqiObiliq 
1964/65Kosova Prishtinë  
1963/62PrizreniPrizren 
1962/63VëllaznimiGjakovë 
1961/62VëllaznimiGjakovë 
1960/61BuduçnostiPejë 
1959/60NormalistiPrishtinë 
1958/59NormalistiPrishtinë 
1957/58NormalistiPrishtinë 
1956/57NormalistiPrishtinë 
1955/56NormalistiPrishtinë 
1954/55NormalistiPrishtinë

Lajme tjera