Besa Famgas e ka filluar me fitore bindëse mbrojtjen e titullit në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Të martën në Mitrovicë, në ndeshjen e fundit të javës së parë, kampioni aktual Besa fitoi ndaj Trepçës me rezultat 38:23.
Mitrovicasit janë organizuar vonë për këtë edicion, por po planifikojnë paraqitje më të denja në vazhdim të kampionatit. Ndaj Besës,Trepça është mbajtur pak më mirë në pjesën e parë, por në të dytën ekipi pejan ka dominuar plotësisht dhe ka rritur vazhdimisht epërsinë.
Besa ua ka dhënë rastin të gjithë lojtarëve në këtë ndeshje. Pjesa e parë përfundoi me rezultat 17:11 për Besën.
Ndeshjet tjera të javës së parë janë luajtur të shtunën e të dielen.
Trepça – Besa Famgas 23:38 (11:17)
Trepça: Buqinca, Terziqi, Shala, Cimili 4, Shabani 7, Nimani 1, Beqiri, Sejdijaj, Qabra, Voca, Maxhera 4, Zhuri 3, Mujka, Neziri 4.
Besa Famgas: Idrizi 2, Gjuka 5, Jupa 4, J. Muqolli 2, Tahirukaj 8, Y. Muqolli 2, Ramosaj 2, Vokshi 2, Kukrika 1, Prce 5, Visoka, Kouri 4, Mushkolaj 1, Luzha, Mihaljeviq, Mehmeti.