Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Besa Famgas mposhtet në ndeshjen e parë me skuadrën çeke

Skuadra pejane, Besa Famgas, e ka humbur ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendbollistë.
Të shtunën mbrëma në Lovosice të Çekisë, nënkampionia e Kosovës pësoi me rezultat 38:28.
Pjesa e parë ishte e barabartë dhe përfundoi 14:13 në të mirë të skuadrës vendase. Në fillim të pjesës së dytë lojtarët e skuadrës çeke bënë shkëputje në rezultat, e shkëputje edhe më të madhe realizuan në minutat e fundit.
Kështu Besa Famgasin e pret punë jo e lehtë për ta përmbysur rezultatin në ndeshjen e kthimit që zhvillohet më 27 tetor në palestrën “Karagaçi” në Pejë.
Olsi Mulaj i realizoi 10 gola nga 14 tentime për Besën. Gjashtë gola nga tetë tentime i kishte Jakub Cwieka, ndërsa gjashtë gola nga nëntë tentime i shënoi Vladimir Stankoviq. Mursel Memeti i kishte nëntë pritje.