Besës i takon edhe një kryendeshje

Kampioni aktual, Besa Famgas, e ka fituar edhe një kryendeshje në Superligën A të Kosovës në hendboll (meshkujt). Besa të mërkurën në palestrën “Karagaçi” në Pejë e mposhti Prishtinën me rezultat 24:21. Ishte ky derbi i xhiros së 22-të.

Në pjesën e parë pejanët ishin në epërsi që nga fillimi, ndërsa epërsia shkoi deri në pesë gola (10:5). Por Prishtina ia doli që të ngushtojë epërsinë në vetëm një gol në fund (13:12). Në pjesën e dytë prishtinasit ia dolën të barazojnë rezultatin (13:13, 15:15), por më pas Besa Famgas ia ka dalur të mbajë epërsinë e ngushtë deri në fund. Epërsia më e lartë e Besës në pjesën e dytë ishte pesë gola (24:19). Në fund Prishtina shënoi edhe dy gola për rezultatin përfundimtar, 24:21.

K. Jupa ishte më efikasi te Besa Famgas me 7 gola. Pesë gola i realizoi A. Kukrika. Te Prishtina më efikasi ishte O. Beshiri me 5 gola.

Po të mërkurën Kastrioti fitoi shumë thellë ndaj Dritës me rezultat 51:12. Falë fitores së thellë, përkatësisht goldallimit më të mirë, Kastrioti është kthyer në vend të parë me 40 pikë, sa i ka edhe Besa Famgas në vend të dytë. Kastrioti dy humbjet i ka nga Besa, kurse Besa një humbje e ka nga Kastrioti e një nga Prishtina. Besa e Kastrioti e kanë edhe një ndeshje në Pejë para plejofit.
Prishtina mbetet e treta me 32 pikë.

Ndeshja në mes të Vushtrrisë e Vëllaznimit nuk ka dhënë fitues. Ndeshja interesante në Vushtrri ka përfunduar me rezultat 28:28. Në pjesën e parë Vëllaznimi kishte epërsi prej disa golave e në fund rezultati ishte 14:13 në të mirë të gjakovarëve. Në të dytën prap Vëllaznimi ishte vazhdimisht në epërsi të lehtë, por vendasit ia dolën të barazojnë rezultatin në minutën e 59-të (28:28). Me rezultatin 28:28 edhe përfundoi ndeshja.

Besa Famgas – Prishtina 24:21 (13:12)

Besa Famgas: Mehmeti, Idrizi 2, Gjuka 4, Jupa 7, Tetova 1, Dre. Tahirukaj, Dri. Tahirukaj 2, Ramosaj, Kukrika 5, Çuziq 3, Bislimi, Muqolli, Y. Muqolli, Berisha.

Prishtina: Beshiri 5, Gjuka 4, Kastrati, Hoxha, Agushi, Beqiraj, Krasniqi 4, Basholli, Abazi, Bajqinovci 4, Fetahu 2, Visoka 2.

Kastrioti – Drita 51:12 (26:7)

Kastrioti: Curri, B. Syla 3, Zherka, D. Dugolli 6, Prekazi, Terziqi 5, Shabani 13, Ramadani 4, Rudari 6, Mustafa 4, Esati, Rajatoski 2, A. Dugolli 1, Bamphile 7.

Drita: Sylejmani, Veliu 2, Mehmeti 1, Sllamniku 1, Latifi 2, Misini 6, Bunjaku.

Vushtrria – Vëllaznimi 28:28 (13:14)

Vushtrria: Melenica, Mikullovci, Musa 5, Karaqa 2, Shabani 3, Neziri 1, Sadiku, Karagja 1, Jashari, Ademi 8, Demiri, M. Jashari 1, Gubetini 7, Meholli, Ismaili, Lahu.

Vëllaznimi: Bardhoku, Rama 3, Mamusha 1, Hoha, Halili 1, Neziri 14, Rexha 3, Luzha, Gaxha 2, Fana 4.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Istogu e ka fituar titullin e kampionit të Kosovës në hendboll në grupmoshën e kadeteve …

Istogu e ka fituar ndeshjen e parë finale të plejofit në Superligën e hendbollisteve. Të …

Besa Famgas e Prishtina kanë zhvilluar një ndeshje shumë të fortë të shtunën pasdite në …

Është nënshkruar sot memorandumi i bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Memorandumi është …

Pas dy ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, është koha për finalen e plejofit në Superligën …

Istogu e ka fituar titullin e kampionit të Kosovës në hendboll në grupmoshën e kadeteve (U18). Istogu në 22 …

Istogu e ka fituar ndeshjen e parë finale të plejofit në Superligën e hendbollisteve. Të shtunën mbrëma në Istog, …

Besa Famgas e Prishtina kanë zhvilluar një ndeshje shumë të fortë të shtunën pasdite në palestrën “Karagaçi” në Pejë. …

Është nënshkruar sot memorandumi i bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Memorandumi është nënshkruar në kabinetin e …

Pas dy ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, është koha për finalen e plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll …

Të shtunën luhet ndeshja e parë e finales së plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të …

Skuadrat favorite, Besa Famgas e Prishtina kanë shmangur përballjen mes tyre në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës …

Vushtrria e Istogu do të takohen në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të …

Federata e Hendbollit e Kosovës

House of Sport

Kati II nr. 15
Agim Ramadani nr.253
10000 Prishtina
Kosova

Tel: +383 38 248 759

Për ne

Garat

Përfaqësueset

Shoqatat

© Copyright - Kosova Handball Federation

Made in Kosova