Bordi i FHK-së vendos që stinori të vazhdojë gjatë qershorit

Në foto shihen Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës, duke mbajtur një mbledhje.

Të martën është mbajtur mbledhja e Bordit të Federatës së Hendbollit të Kosovës, nën drejtimin e presidentit Eugen Saraçini.

Janë marrë vendime me rëndësi për sportin e hendbollit në vendin tonë. Bordi ka vendosur që kampionati 2019\2020 të vazhdojë, ndërsa janë përcaktuar edhe terminet bazë për përfundim të edicionit. Të kujtojmë që edicioni është ndërprerë në muajin mars për shkak të paraqitjes së koronavirusit.

Në Superligën e meshkujve janë zhvilluar 18 xhiro, pra pjesa e rregullt. Ndërkohë Bordi i Federatës sonë ka vendosur që skuadrat të kthehen në stërvitje në fillim të qershorit, kurse prej 13\14 qershorit të nis plejofi. Në plejof garojnë katër skuadrat e para në tabelë, Besa Famgas, Prishtina, Trepça e Kastrioti.

Më 13\14 qershor luhen gjysmëfinalet e para, ndërsa gjysmëfinalet e dyta janë më 17 e 18 qershor. Në gjysmëfinale takohen Besa Famgas me Kastriotin dhe Prishtina me Trepçën. Nëse rezultati është 1:1, shikohet goldallimi mes dy skuadrave, ndërsa nëse edhe goldallimi është i njëjtë luhen vazhdimet nga pesë minuta apo shtatëmetërshat, në bazë të rregullave të hendbollit.

Finalja luhet deri në dy fitore, apo deri sa njëra skuadër t’i mbledhë tri pikë. Pra mund të luhen tri ndeshje, kurse terminet janë 20\21 qershor, 24\25 qershor, 27\28 qershor.

Në Superligën e femrave katër skuadra kanë pikë të barabarta, Istogu, Vushtrria, Prishtina e Ferizaj.

Me short do të përcaktohen çiftet gjysmëfinale. Në gjysmëfinale luhen dy ndeshje, njëjtë si në finale, kurse në rast të rezultatit të barabartë (1:1) shikohet goldallimi dhe më pas eventualisht luhen vazhdimet nga pesë minuta apo ekzekutimi i shtatëmetërshave sipas rregullave te lojës se hendbollit.

Nga Superliga largohen skuadrat e pozitës së fundit (në të dy konkurrencat) kurse skuadra e parafundit luan me të dytin e Ligës së Parë në barazh. I pari i Ligës së Parë (në të dy konkurrencat) kalon në Superligë, ndërsa për bazë merret tabela aktuale.

Në Superligën e kadeteve ka mbetur të zhvillohen dy ndeshje (Samadrexha – Prishtina, Istogu – Prishtina) për të përcaktuar kampionin. Te kadetët kampioni është përcaktuar tashmë.

Turneu final i Kupës së Republikës së Kosovës do të zhvillohet në fund të qershorit, në të dy konkurrencat.

Bordi i Federatës ka vendosur t’u dal skuadrave në ndihmë duke mbuluar shpenzimet e personave zyrtarë për ndeshjet e mbetura. Ndërkohë në edicionin e ardhshëm skuadrat do të lirohen nga kotizimi. Bordi i FHK-së njëzëri ka bërë thirrje që të respektohet vendimi i Qeverisë nga MKRS për përkrahje të sportit pas krizës së krijuar nga paraqitja e koronavirusit, për t’i ndihmuar klubet.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Kastrioti ka shënuar fitore që e kthen në vendin e tretë në tabelën e Superligës …

Vushtrria është kujdesur që të kthehet menjëherë në vendin e dytë në Superligën e Kosovës …

Besa Famgas nuk ka lejuar befasi duke fituar ndaj Trepçës, të mërkurën mbrëma. Ndeshja e …

Esma Muratoviq e ka udhëhequr Istogun drejt një tjetër fitoreje në Superligën e Kosovës në …

Edhe një ndeshje evropiane e kanë drejtuar gjyqtarët kosovarë të hendbollit. Të martën mbrëma në …

Kastrioti ka shënuar fitore që e kthen në vendin e tretë në tabelën e Superligës A (meshkujt). Në ndeshjen …

Vushtrria është kujdesur që të kthehet menjëherë në vendin e dytë në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë …

Besa Famgas nuk ka lejuar befasi duke fituar ndaj Trepçës, të mërkurën mbrëma. Ndeshja e luajtur në palestrën “Minatori” …

Esma Muratoviq e ka udhëhequr Istogun drejt një tjetër fitoreje në Superligën e Kosovës në hendboll. Istogu të mërkurën …

Edhe një ndeshje evropiane e kanë drejtuar gjyqtarët kosovarë të hendbollit. Të martën mbrëma në Shkup, Eshref Beqiri e …

Në prag të grumbullimit të Kombëtares së Kosovës për dy ndeshjet me Rumaninë, do të zhvillohen ndeshjet e xhiros …

Superliga e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave vazhdon menjëherë të mërkurën (sot) me ndeshjet e javës së …

Lojtaret e Kosoves pershendesin njani tjetrin

Selektori i ri i Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi, ka shpallur të hënën listën për dy ndeshjet e ardhshme. …