Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Bordi i FHK-së mbajti mbledhjen e radhës

Nën udhëheqjen e presidentit Eugen Saraçini, Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës e ka mbajtur të mërkurën mbledhjen e radhës. Në mbledhje është diskutuar dhe është vendosur për çështje të rëndësishme.
Fillimisht është paraqitur raporti i Komesarit të Garave për edicionin 2023/2024. Bordi e ka miratuar raportin e Komesarit.
Është vendosur që afati i rregullt kalimtar veror të jetë prej 1 deri më 15 korrik.
Po ashtu Bordi i FHK-së vendosi që të mbahet kampi veror. U vendos që kampi të mbahet në Banjë, në fund të qershorit dhe fillim të korrikut.
Është diskutuar edhe për përgatitje të ekipeve kombëtare, U18 e U20 të hendbollistëve dhe U18 të hendbollisteve.
Para mbledhjes së bordit, takim kishte Këshilli Organizativ i Kampionateve Evropiane që këtë verë do të mbahen në Prishtinë. Janë ndarë detyrat, ndërsa është vlerësuar se përgatitjet po bëhen sipas dinamikës së paraparë.