Krahas kampionatit evropian për hendbollistët deri 20-vjet që po mbahet në Slloveni, po mbahen edhe dy evropianë për të njëjtën grupmoshë, të Divizionit B. Derisa në Podgoricë po garojnë 11 përfaqësuese të ndara në dy grupe, në mesin e të cilave është edhe Kosova, njëmbëdhjetë përfaqësuese tjera të Divizionit B po garojn në Shkup të Maqedonisë.
Pra Kosova në Podgoricë e ka kombëtaren, në evropianin e Divizionit A e ka një delegate dhe dy gjyqtarë, ndërsa përfaqësuesit e vet Federata e Hendbollit të Kosovës i ka edhe në evropianin në Shkup. Janë çifti i gjyqtarëve Ilir Bytyqi – Syart Kasapi që tashmë ka drejtuar dy ndeshje në Evropianin e Divizionit B në Shkup. Të premten Bytyqi e Kasapi drejtuan ndeshjen mes Finlandës e Estonisë që u fitua nga kjo e fundit me rezultat 32:21. Të shtunën dyshja gjakovare ishte në ndeshjen mes Britanisë së Madhe dhe Zvicrës, që u fitua nga Zvicra me rezultat 33:11.
Për gjyqtarët kosovarë do të ketë edhe ndeshje tjera, siç pritet të ketë edhe ngjarje tjera në vazhdim të vitit.