Anëtarët e Federatës së Hendbollit të Kosovës vazhdojnë me prezantime të suksesshme në garat evropiane. Gjyqtarët kosovarë me thirrje të EHF-së shumë shpesh po delegohen për të ndarë drejtësinë në ndeshje evropiane.
Fundjavën e kaluar një ndeshje evropiane e drejtuan Ilir Bytyqi e Syart Kasapi. Ata ishin në Bukuresht të Rumanisë ku e drejtuan ndeshjen e dytë të raundit të tretë të Kupës Evropiane në mes të CSM Bucuresti dhe Spor Toto nga Turqia. Fitore me rezultat 38:28 shënoi CSM Bucuresti.
Delegime tjera priten për gjyqtarët dhe delegatët kosovarë në vazhdim të edicionit në kupa evropiane.