Cabanas: Kemi luajtur mirë për 40 minuta

Kryetrajneri i Kosovës, Javier Cabanas, ka vlerësuar paraqitjen ndaj Malit të Zi, sidomos në 40 minutat e parë.
“Mendoj se kemi luajtur mirë për 40 minuta. Kur Mali i Zi e ndryshoj mbrojtjen nga 5:1 në 6:0, nuk ia kemi dalur të realizojmë. Mendoj se kjo ishte vendimtare në ndeshje. Po ashtu kemi humbur disa penallti dhe 5-6 goditje nga 6 metra. Mali i Zi nuk ka dështuar nga ato pozita. Angazhimi fizik ka qenë i madh. Kemi pasur momente të mira në sulm e mbrojtje, sidomos në pjesën e parë. Jam i lumtur me lojtarët, por duhet të ndryshojmë disa detaje që të jemi garues me Kombëtare si Mali i Zi”, thotë Cabanas.

Lajme tjera