Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Caktohen dy gjysmëfinalistet e para të Botërorit të hendbollit

Të martën janë përcaktuar dy Kombëtaret e para gjysmëfinaliste të Kampionatit Botëror për hendbolliste.
Në Trondheim të Norvegjisë janë luajtur dy çerekfinalet e para. Fillimisht Franca fitoi bindshëm ndaj Çekisë me rezultat 33:22. Dallimi i madh në rezultat u bë në pjesën e dytë, në të cilën dominuan francezet. Pas 30 minutave lojë rezultati ishte 18:16 për Francën.
Ndeshje dukshëm më interesante ishte ajo mes Holandës dhe Norvegjisë. Në 15 minutat e fundit norvegjezet u shkëputën në rezultat, kryesisht falë lojës së fortë në mbrojtje. Dhe fituan me rezultat 30:23.
Dy çerekfinalet tjera janë të mërkurën në Herning të Danimarkës. Prej orës 17:30 takohen Suedia dhe Gjermania. Ndërsa Danimarka e Mali i Zi përballen nga ora 20:30.

Lajme tjera