Caktohen kundërshtarët e mundshëm të KHF Istogut

Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) ka bërë të ditur emrat e skuadrave që do të paraqiten në edicionin 2019\2020 të Kupës së EHF-së (EHF Cup) në konkurrencë të femrave. Kosovën në këtë garë e përfaqëson kampioni, KHF Istogu, që ndeshjet e para i luan menjëherë në shtator. KHF Istogu paraqitet në raundin e parë kualifikues, ndeshjet e të cilit raund janë më 7\8 dhe 14\15 shtator. Shorti do të tërhiqet më 16 korrik.

KHF Istogu është i dyti në listën e klubeve jo bartëse për short. Kështu kundërshtarë të mundshëm të Istogut janë skuadrat bartëse në short si: SCM Craiova (Rumani), Astrakhanochka (Rusi), Bayer 04-Werkeselfen (Gjermani), Besancon (Francë), Slavia Praha (Çeki), Gomel (Bjellorusi), Super Amara Bera Bera (Spanjë), Metraco Zaglebie Lubin (Poloni), Bruhl (Zvicër), Muratpasa (Turqi), Skuru (Suedi), WAT Atzgersdorf (Austri), IUVENTA Michalovce (Sllovaki), Azeryol (Azerbajxhan), Quintus (Holandë).

Pra bëhet fjalë për skuara shumë cilësore, por te Istogu shpresojnë që të kenë fat në short dhe të evitojnë klubet më të mëdha.
Istogu ka përvojë dyvjeçare në Kupën Sfiduese. Në Kupën e EHF-së garon për herë të parë.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Llapi nuk ka lejuar befasi dhe ka fituar thellë ndaj Prizrenit. Ndeshja e parë e …

Ferizaj e ka fituar derbin e qytetit të hendbollit ndaj Kastriotit. Ndeshja e javës së …

Dy skuadrat ferizajase takohen në kuadër të javës së 16-të të Superligës së hendbollisteve.Ndeshja Ferizaj …

Për shkak të grumbullimit të Kombëtares së Kosovës, në fundjavë nuk ka ndeshje të Superligës …

Kastrioti ka shënuar fitore që e kthen në vendin e tretë në tabelën e Superligës …

Llapi nuk ka lejuar befasi dhe ka fituar thellë ndaj Prizrenit. Ndeshja e parë e javës së 20-të të …

Ferizaj e ka fituar derbin e qytetit të hendbollit ndaj Kastriotit. Ndeshja e javës së 16-të të Superligës së …

Dy skuadrat ferizajase takohen në kuadër të javës së 16-të të Superligës së hendbollisteve.Ndeshja Ferizaj – Kastrioti është të …

Për shkak të grumbullimit të Kombëtares së Kosovës, në fundjavë nuk ka ndeshje të Superligës A. Por në Superligën …

Kastrioti ka shënuar fitore që e kthen në vendin e tretë në tabelën e Superligës A (meshkujt). Në ndeshjen …

Vushtrria është kujdesur që të kthehet menjëherë në vendin e dytë në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë …

Besa Famgas nuk ka lejuar befasi duke fituar ndaj Trepçës, të mërkurën mbrëma. Ndeshja e luajtur në palestrën “Minatori” …

Esma Muratoviq e ka udhëhequr Istogun drejt një tjetër fitoreje në Superligën e Kosovës në hendboll. Istogu të mërkurën …