Janë përcaktuar terminet e ndeshjeve të “Final 4” të Kupës së Kosovës në hendboll.
Turneu final i Kupës zhvillohet të shtunën e të dielën në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj. Dhe qyteti i hendbollit do të jenë arenë e një festivali hendbolli.
Ndeshja e parë gjysmëfinale te hendbollistet është ajo që zhvillohet mes Istogut e Vushtrrisë, të shtunën nga ora 14:00. Gjysmëfinalja e dytë mes hendbollisteve është nga ora 18:00. Takohen Samadrexha e Ferizaj.
Te hendbollistët, gjysmëfinalja e parë mes Vushtrrisë e Besa Famgasit zhvillohet nga ora 16:00.
Ndeshja më interesante gjysmëfinale pritet të jetë ajo Kastrioti – Rahoveci. Termini i kësaj ndeshje është të shtunën nga ora 20:00.
Çmimi i biletës ditore për ndeshjet gjysmëfinale është 2 euro, njëjtë si për ditën e finaleve.
Finalet e së dielës janë nga ora 17:30 (hendbollistet) dhe nga ora 20:00 (hendbollistët).
