Besa takohet me skuadër rumune në raundin e tretë të Kupës Evropiane

Kampionia e Kosovës në hendboll, Besa Famgas, do të takohet me skuadrën rumune, Potaissa Turda, në raundin e tretë të Kupës Evropiane. Shorti për raundin e tretë është tërhequr të hënën pasdite në Vjenë. Ndeshja e parë zhvillohet më 27 apo 28 nëntor në Pejë, ndërsa e kthimit një javë më vonë në Rumani.Skuadra pejane, […]
Besa Famgas sot mëson kundërshtarin e ardhshëm evropian

Kampionia e Kosovës në hendboll, Besa Famgas, sot e mëson kundërshtarin në raundin e tretë të Kupës Evropiane. Shorti për raundin e tretë të Kupës Evropiane për hendbollistë tërhiqet prej orës 15:00 në Vjenë. Të kujtojmë që Besa të dielën mbrëma fitoi ndaj Borcit të Banjallukës me rezultat 29:22 dhe avancoi në raundin e tretë. […]
Besa Famgas me fitore të madhe, avancon në raundin e tretë të Kupës Evropiane

Kampionia e Kosovës në hendboll, Besa Famgas, ka shënuar fitore të rëndësishme të dielën mbrëma në palestrën “Karagaçi” në Pejë. Besa e ka mposhtur Borcin e Banjallukës me rezultat 29:22 dhe kështu ka avancuar në raundin e tretë të Kupës Evropiane. Ndeshjen e parë të luajtur në Banjallukë, Borci e kishte fituar me tri gola. […]
Ferizaj humb edhe ndeshjen e dytë në Holandë

Skuadra e Ferizajt e ka humbur edhe ndeshjen e dytë nga skuadra holandeze JuRo Unirek.Të dielën në ‘t Veld të Holandës, Unireku fitoi me rezultat 37:13. Të shtunën skuadra holandeze fitoi 35:14. Me dy fitore, JuRo Unirek avancon në raundin e tretë të Kupës Evropiane. Ndërkohë Ferizaj ndalet në raundin e dytë, njëjtë si Vushtrria, […]
Prishtina mposhtet nga Vardari në Shkup

KHF Prishtina e ka humbur edhe ndeshjen e dytë nga Vardari i Shkupit. Kështu skuadra prishtinase është ndalur në raundin e dytë të Kupës Evropiane në hendboll. Në Prishtinë, ndeshja e parë e luajtur të shtunën e kaluar përfundoi me 39:35 për Vardarin. Skuadra nga Shkupi fitoi ndeshjen e dytë, të shtunën, me rezultat 32:27. […]
Ferizaj mposhtet në Holandë

KHF Ferizaj e ka luajtur të shtunën ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës Evropiane. Hendbollistet ferizajase janë përballur me skuadrën nga Holanda, JuRo Unirek VZV. Skuadra holandeze fitoi me rezultat 35:14.Ndeshja është luajtur në ‘t Veld të Holandës.Pas pjesës së parë rezultati ishte 22:8 për skuadrën vendase. Ferizaj dhe Unirek janë pajtuar […]
Besa Famgas e vendosur për ta kaluar Borcin në Kupën Evropiane

Kamionia e Kosovës në hendboll, Besa Famgas, është e gatshme për ndeshjen e kthimit të raundit të dytë të Kupës Evropiane.Të dielën nga ora 18:00 në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Besa Famgas takohet me Borcin e Banjallukës. Ndeshjen e parë të luajtur të dielën e kaluar në Banjallukë të Bosnjë-Hercegovinës, Besa e humbi me rezultat […]
Ferizaj i luan dy ndeshje në Holandë

KHF Ferizaj është skuadra e radhës nga Kosova që paraqitet në raundin e dytë të Kupës Evropiane (EHF European Cup). Ferizajaset përballë e kanë skuadrën holandeze, JuRo Unirek VZV. Dy skuadrat janë pajtuar që ndeshjet t’i luajnë në Holandë, përkatësisht në ‘t Veld. Ndeshja e parë është të shtunën nga ora 19:00, ndërsa e dyta […]
Prishtina të shtunën e luan ndeshjen e kthimit

Hendbollistet e Prishtinës janë gati për ndeshjen e kthimit të raundit të dytë të Kupës Evropiane. Prishtina të shtunën prej orës 17:00 në Shkup luan ndeshjen e dytë ndaj Vardarit. Ndeshjen e parë, të luajtur të shtunën e kaluar në kryeqytet, Prishtina e humbi me rezultati 39:35. Ndeshja ishte e barabartë, por fitore me katër […]
Pas letrës së presidentit Saraçini, EHF-ja hap hetime për ndeshjen Borac – Besa Famgas

Pas letrës që presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini i ka dërguar Federatës Evropiane të Hendbollit, EHF-ja të hënën ka njoftuar se ka nisur hetimet për ndeshjen e Kupës Evropiane mes skuadrës Borac nga Banjalluka dhe Besa Famgas nga Peja. Ndeshja u luajt në Banjallukë të dielën, ndërsa kishte fyerje të vazhdueshme ndaj shqiptarëve.EHF-ja ka njoftuar […]