Prishtina të shtunën e luan ndeshjen e kthimit

Hendbollistet e Prishtinës janë gati për ndeshjen e kthimit të raundit të dytë të Kupës Evropiane. Prishtina të shtunën prej orës 17:00 në Shkup luan ndeshjen e dytë ndaj Vardarit.

Ndeshjen e parë, të luajtur të shtunën e kaluar në kryeqytet, Prishtina e humbi me rezultati 39:35. Ndeshja ishte e barabartë, por fitore me katër gola epërsi megjithatë shënuan shkupjanet. KHF Prishtina do ta jap më të mirën në ndeshjen e kthimit në tentim për të shënuar fitore.

Prishtina është kthyer në skenën evropiane pas katër vjetësh dhe ka dëshmuar që ka formuar skuadër cilësore.

Lajme tjera