Në mesjavë xhiroja e fundit për këtë vit

Me ndeshjet e xhiros së 14-të përfundon stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.Ndeshjet e kësaj xhiroje janë të mërkurën e të enjten.Të mërkurën prej orës 20:00 në Shtime luhet takimi Vjosa – Prishtina. Kjo njëherit pritet të jetë ndeshja më interesante.Vjosa është e gjashta me tetë pikë, por ka […]

Besa mposht Llapin dhe kthehet në pozitën e dytë

Besa Famgas nuk ka lejuar befasi në ndeshjen e fundit të xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Të dielën në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Besa e mposhti Llapin me rezultat bindës, 48:21. Agon Bajqinovci i shënoi 10 gola për Besa Famgasin, ndërsa nga nëntë i kishin Ilir Istrefaj […]

Rezultate të pritura në ndeshjet e së shtunës

Nuk ka pasur befasi të shtunën kur u luajtën tri ndeshje të xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Kampioni në fuqi dhe lideri i klasifikimit, Rahoveci, fitoi 51:28 ndaj Vjosës së Shtimes. 11 lojtarë të Rahovecit realizuan gola, kurse më efikasët ishin Alban Haziri e Granit Kadiri me […]

Java e 13-të, skuadrat vendase favorite të mëdha

Në fundjavë zhvillohen ndeshjet e xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Tri ndeshje janë të shtunën e një të dielën, ndërsa e veçanta e xhiros është që të gjitha skuadrat vendase llogariten favorite. Të shtunën nga ora 16:00 takohen Prishtina e Trepça. Prishtina është e katërta me 12 […]

Rahoveci i pandalshëm, fiton edhe derbin me Kastriotin

Rahoveci nuk po ka të ndalur në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Të enjten mbrëma në palestrën “Mizahir Isma”, Rahoveci e fitoi ndeshjen e fortë me Kastriotin me rezultat 35:32. Ashtu si pritej, ndeshja ishte betejë e vërtetë, ndonëse vendasit vazhdimisht ishin në epërsi. Por ferizajasit nuk kanë ndalur deri në […]

Të enjten derbi i madh mes Rahovecit e Kastriotit

Derbi i madh mes Rahovecit dhe Kastriotit zhvillohet të enjten nga ora 19:00 në palestrën “Mizahir Isma”. Ndeshja në mes të kampionit aktual, Rahovecit, dhe fituesit të Kupës, Kastriotit, i takon xhiros së 11-të të Superligës së Kosovës në hendboll. Kjo ndeshje u shty për shkak të angazhimeve evropiane të klubit rahovecas. Të dy skuadrat […]

Më 26 dhjetor FHK-ja shpall më të mirët e vitit

Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës e ka mbajtur mbledhjen e radhës, nën drejtimin e presidentit Eugen Saraçini.Bordi ka vendosur që Ceremonia “Laureatët 2024” të mbahet më 26 dhjetor nga ora 18:00 në Hotel International Prishtina.Ceremonia tradicionalisht është mbajtur në javët e para të vitit pasues, por në fund të këtij viti të suksesshëm […]

Vushtrria mposht Llapin dhe del në vendin e pestë

Vushtrria e ka fituar ndeshjen më interesante të xhiros së 12-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Të dielën në palestrën “Jeton Tërstena – Tota”, Vushtrria mposhti Llapin me rezultat bindës, 39:29. Erkan Abazxhiku ishte më efikasi te vushtrriasit me dhjetë gola. Nëntë i realizoi Egzon Ademi e tetë i kishte […]

Rezultate bindëse në ndeshjet e së shtunës

Rahoveci e Kastrioti kanë shënuar fitore bindëse në dy ndeshjet e para të xhiros së 12-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Kampioni në fuqi, Rahoveci, fitoi 50:27 ndaj Trepçës. “Xehetarët” ishin vendas, por ndeshja u zhvillua në Rahovec për shkak të punimeve në palestrën “Minatori”. Alban Haziri i kishte 12 […]

Xhiroja e 12-të: dy ndeshje të shtunën, dy të dielën

Në fundjavë zhvillohet xhiroja e 12-të e Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Të shtunën janë dy ndeshje e të dielën dy të tjera. Xhiroja hapet me ndeshjen Trepça – Rahoveci, që zhvillohet të shtunën nga ora 18:00. Ndeshja zhvillohet në Rahovec pasi parketi në palestrën “Minatori” është duke i renovuar. Rahoveci […]