“Vreshtarët” të pandalshëm, fitojnë edhe një derbi

Rahoveci po shfaqet si skuadër e pamposhtur këtë edicion. “Vreshtarët” kanë fituar edhe një derbi, përkatësisht përballje ndaj skuadrës që synon trofe.Të mërkurën mbrëma në “Mizahir Isma”, Rahoveci e mposhti Kastriotin e Ferizajt me rezultat 37:32. Loja ishte e fortë nga fillimi e deri në fund. Por rahovecasit kanë shfaqur më tepër dhe kanë shënuar […]

Kombëtarja është gati për ndeshjen me Poloninë

Atmosferë e shkëlqyer është te Kombëtarja e Kosovës në hendboll në prag të ndeshjes me Poloninë.Të mërkurën në mbrëmje, vajzat tona kanë zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes me Poloninë, që është të enjten prej orës 17:45. Ndeshja zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.Stërvitja e fundit u zhvillua nën urdhrat e selektorit […]

Rahoveci – Kastrioti, derbi i madh i mesjavës

Me ndeshjen Besa Famgas – Vëllaznimi fillon xhiroja e 24-t e Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Kjo ndeshje zhvillohet të martën (sonte), prej orës 20:00 në palestrën “Karagaçi” në Pejë.Skuadra pejane, Besa, është favorite e madhe dhe llogarit në dy pikë të reja. Kampionia aktuale është e dyta në tabelë me 38 pikë. Vëllaznimi […]

Fitorja e 15-të rresht për Ferizajn

Ferizaj ka shënuar fitoren e 15-të rresht në Superligën e Kosovës në hendboll.Të dielën në ndeshjen në Ferizaj, skuadra vendase e mposhti skuadrën deçanase Jusuf Gërvalla me rezultatin 46:17.Elsa Kongjeli i realizoi 11 gola për Ferizajn. Tetë i kishte Shkurte Mehmeti, ndërsa shtatë i shënoi Aida Stagova.Learta Gashi i kishte shtatë gola për skuadrën Jusuf […]

Rahoveci pa telashe, Prishtina mbahet vetëm një pjesë, fiton Vushtrria

Janë zhvilluar të shtunën ndeshjet e xhiros së 23-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).Lideri i klasifikimit, Rahoveci, nuk ka lejuar befasi. Ka mposhtur Vëllaznimin në Gjakovë me rezultat 52:38. Rahovecasit herët krijuan epërsi të lartë dhe më pas menaxhuan ndeshjen deri në fund.Alban Haziri i shënoi 11 gola për Rahovecin, nëntë i kishte […]

Prishtina fiton derbin ndaj Shqiponjës

Shqiponja e Prishtina janë përballur të shtunën në Gjakovë në derbin e xhiros së 15-të të Superligës së Kosovës në hendboll.Fitore me rezultat 35:29 kanë shënuar hendbollistet prishtinase.Pjesa e parë u ka takuar hendbollisteve gjakovare, por mysafiret janë kthyer fuqishëm në pjesën e dytë.Pas 30 minutave lojë rezultati ishte 17:14 në të mirë të Shqiponjës. […]

Shqiponja – Prishtina, kryendeshja e xhiros te hendbollistet

Shqiponja – Prishtina është kryendeshja e xhiros së 15-të në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Kjo ndeshje zhvillohet të shtunën prej orës 15:30 në Gjakovë.Bëhet fjalë për dy skuadra që e synojnë plejofin dhe që kanë bërë përforcime. Aktualisht Shqiponja është e pesta me 16 pikë, ndërsa Prishtina është e gjashta me 14 pikë. […]

Të shtunën tri ndeshjet e xhiros së 23-të

Të shtunën prej orës 20:00 zhvillohen tri ndeshjet e xhiros së 23-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).Kastrioti – Prishtina vlerësohet ndeshja më interesante e kësaj jave. Zhvillohet në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.Kastrioti është duke e gjetur ritmin e fitoreve dhe synon pikë të reja ndaj Prishtinës. Ndërkohë skuadra kryeqytetase synon të reagojë […]

Vëllaznimi i merr pikë Prishtinës në ndeshjen e mbetur

Vëllaznimi e Prishtina e kanë luajtur të enjten mbrëma ndeshjen e mbetur të xhiros së 19-të të Superligës së Kosovës në hendboll. Ndeshja në Gjakovë nuk ka dhënë fitues, duke përfunduar 47:47.Në pjesën e parë skuadra vendase u shkëput deri në pesë gola, 17:12. Por Prishtina u kthye dhe e fitoi pjesën e parë, 26:24.Në […]

U mbajt Kuvendi i Rregullt i Punës i Federatës së Hendbollit të Kosovës

Të enjten pasdite në Hotel Internacional Prishtina është mbajtur Kuvendi i Rregullt i Punës i Federatës së Hendbollit të Kosovës për vitin 2023. Punimet e kuvendit i udhëhoqi presidenti Eugen Saraçini.Kuvendi ka zhvilluar punimet në një atmosferë shumë konstruktive. Delegatët kanë vlerësuar punën e bërë nga FHK-ja dhe organet e saj.Të gjitha raportet janë miratuar […]