Shqiponja – Prishtina, kryendeshja e xhiros te hendbollistet

Shqiponja – Prishtina është kryendeshja e xhiros së 15-të në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Kjo ndeshje zhvillohet të shtunën prej orës 15:30 në Gjakovë.
Bëhet fjalë për dy skuadra që e synojnë plejofin dhe që kanë bërë përforcime. Aktualisht Shqiponja është e pesta me 16 pikë, ndërsa Prishtina është e gjashta me 14 pikë. 16 pikë në pozitën e katërt i ka Vushtrria.
Të shtunën janë edhe dy ndeshje tjera të xhiros së 15-të. Në Banjë, nga ora 15:00 takohen Ulpiana e Istogu. Ndërsa Kastrioti e Samadrexha luajnë prej orës 16:00 në Ferizaj.
Xhiroja mbyllet me ndeshjen Ferizaj – Jusuf Gërvalla, që në program është të dielën nga ora 16:00.
Ferizaj udhëheq me 28 pikë, dy më shumë se Istogu. Samadrexha është e treta me 20 pikë.
Në Ligën e Parë të hendbollisteve është xhiroja e 13-të. Trepça – Vjosa (12:00), Dukagjini – Besa (19:00) janë ndeshjet e së shtunës. Të dielën zhvillohen takimet Llapusha – CLICK (13:00) e Prizreni – Verona (14:00).

Lajme tjera