U mbajt kursi i radhës për administratorët sportivë të hendbollit

Në fundjavë është mbajtur kursi i radhës për administratorët sportivë të hendbollit.

Trajnimin e organizon Komiteti Olimpik i Kosovës, i mbështetur nga Solidariteti Olimpik dhe në koordinim me Federatën e Hendbollit të Kosovës.

Gjatë dy ditëve janë shtjelluar tema të ndryshme lidhur me administrimin në sport, ndërsa nga sporti i hendbollit ishin rreth 20 kursistë.

Të gjithë janë ndarë të kënaqur me informatat që morën, që do t’u shërbejnë për administrim më të mirë të punëve në klubet dhe organizatat e tyre.

Lajme tjera