Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Qerimi, Shabani e Shala në edukimin për licencën “Master”

Dy selektorët e Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi e Agron Shabani, si dhe kryetari i Shoqatës së Trajnerëve të Hendbollit të Kosovës, Faruk Shala, janë pjesë e edukimit për licencën “Master” që është më e larta për trajnerë të hendbollit.

Shkollimin për “Master” po e organizon EHF-ja në bashkëpunim me Federatën e Hendbollit të Kroacisë. Shkollimi bëhet në kuadër të RINCK Konventës, ndërsa moduli i parë për Master po mbahet në Poreç të Kroacisë, prej 13 deri më 19 maj.

Këtë shkollim federata kroate në bashkëpunim me EHF-në e organizon për herë të tretë. Po e ndjekin trajnerë me nam nga Kroacia, Sllovenia, Gjermania, Bosnjë-Hercegovina, Belgjika e Kosova.

Në mesin e tyre ka edhe emra shumë të njohur të hendbollit botëror.

Lajme tjera