FHK-ja vazhdon bashkëpunimin me Bankën NLB

Federata e Hendbollit e Kosovës ka vazhduar të martën bashkëpunimin ne partnerin e saj të besueshëm, Bankën NLB.
NLB Banka është prej sponsorëve më të rëndësishëm të FHK-së, ndërsa pas bashkëpunimit shumë të suksesshëm të deritashëm palët kanë vendosur për marrëveshje të re të vlefshme për vitin 2024. Marrëveshja ka të bëjë me përkrahjen e ekipeve kombëtare.
Të kujtojmë që këtë vit Federata e Hendbollit e Kosovës i organizon dy kampionate evropiane për hendbollistë, ndërsa merr pjesë me Kombëtaren U18 të hendbollisteve në Kampionatin Botëror në Kinë.
Marrëveshja me Bankën NLB është firmosur në bazë të ligjit për sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit.
Marrëveshjen e kanë firmosur presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini dhe kryetari i Bordit Udhëheqës të NLB Bankës, Gazmend Kadriu. Në vizitën në FHK, Kadriu ishte i shoqëruar nga Alma Xhiha, zyrtare e lartë për marketing dhe Lirik Bakalli, drejtor i kabinetit.
Ata kanë zhvilluar takim shumë kontruktiv me drejtuesit e FHK-së, presidentin Eugen Saraçini dhe sekretarin e përgjithshëm Izet Gjinovci. Drejtuesit e FHK-së dhe NLB Bankës janë shprehur të kënaqur me bashkëpunimin e deritashëm, që me marrëveshjen e firmosur të martën vetëm sa do të forcohet.

Lajme tjera