Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Ndeshja vendimtare në “Karagaçi”, pritet tjetër spektakël i hendbollit

Të mërkurën prej orës 19:00 në palestrën “Karagaçi” në Pejë zhvillohet ndeshja vendimtare e gjysmëfinales së plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll.
Do të përballen Besa Famgas e Kastrioti. Pas dy ndeshjeve rezultati është 1:1. Kështu që skuadra që shënon fitore kualifikohet në finale, ku tashmë pret Rahoveci.
Ndeshja nuk ka se si të jetë ndryshe pos shumë e fortë dhe interesante nga fillimi e deri në fund. Dy ndeshjet e kaluara janë garanci për këtë.
Fillimisht Besa kishte fituar në Pejë me rezultat 30:27. Më pas, në fundjavë, Kastrioti fitoi në Ferizaj me rezultat 29:28. Sidomos ndeshja e dytë ishte shumë e fortë dhe interesante. U vendos vetëm në aksionin e fundit.
Në aksionet e fundit pritet të vendoset edhe ndeshja e së mërkurës mbrëma në “Karagaçi”.
Besa është kampione aktuale, ndërsa Kastrioti ka fituar Kupën e Kosovës këtë edicion.

Lajme tjera