Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kastrioti fiton ndeshjen dramatike në Ferizaj

Kastrioti ka barazuar në 1:1 rezultatin në serinë gjysmëfinale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll.
Të shtunën mbrëma, Kastrioti mposhti Besa Famgasin me rezultat 29:28.
Ndeshja u zhvillua në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj në praninë e një numri të madh shikuesish dhe në ambient të bukur sportiv. Ndeshja ishte e fortë dhe skuadrat kanë luftuar nga fillimi e deri në fund. Vendasit megjithatë ishin vazhdimisht në epërsi, kurse Besa vetëm ka barazuar dhe atë në pjesën e parë. Në të dytën Kastrioti ka mbajtur epësinë deri në fund.
Deniz Terziqi ishte më efikasi me 12 gola. 7 i kishte Lulzim Shabani.
Te Besa, 6 gola i kishte Arbios Mushkolaj, kurse nga 5 i realizuan Nikola Prce e Marin Mariq.
Ndeshja e tretë dhe vendimtare zhvillohet mesjavën e ardhshme në Pejë.

Lajme tjera