Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Në kryeqytet turneu final i juniorëve

Në Prishtinë do të zhvillohet turneu final (Final4) i Ligës së Juniorëve të Kosovës në hendboll.
Turneu final zhvillohet pas fazës grupore dhe përcakton skuadrën kampione.
Të hënën janë ndeshjet gjysmëfinale. Në Pallatin e Rinisë në kryeqytet, prej orës 18:00 takohen Besa Famgas e Kastrioti, ndërsa nga ora 20:00 është takimi Prishtina – Rahoveci.
Të martën është ndeshja për vend të tretë dhe finalja. Finalja është prej orës 20:00.
Priten ndeshje interesante dhe të forta. Për skuadrat juniore paraqiten edhe lojtarë që tashmë kanë përgjegjësi edhe në nivelin senior.
Në Grupin A, Prishtina ishte e para, ndërsa Kastrioti i dyti.
Grupin B e dominoi Besa Famgas, derisa Rahoveci ishte i dyti.

Lajme tjera