Vëllaznimi i merr pikë Prishtinës në ndeshjen e mbetur

Vëllaznimi e Prishtina e kanë luajtur të enjten mbrëma ndeshjen e mbetur të xhiros së 19-të të Superligës së Kosovës në hendboll. Ndeshja në Gjakovë nuk ka dhënë fitues, duke përfunduar 47:47.
Në pjesën e parë skuadra vendase u shkëput deri në pesë gola, 17:12. Por Prishtina u kthye dhe e fitoi pjesën e parë, 26:24.
Në pjesën e dytë Prishtina ishte ajo që u shkëput deri në gjashtë gola, 34:28. Por vendasit nuk u dorëzuan. Madje në minutat e fundit dolën dy gola para, 46:44 e 47:45.
Në minutën e fundit Vladyslav Napadailo e Altin Cacaj shënuan për barazimin 47:47.
Egzon Lluka i shënoi 14 gola për Vëllaznimin. 12 i kishte Arbër Neziri e 10 Besmir Kusari.
Te Prishtina, Napadailo u ndal në 14 gola. Enis Kuleta i shtoi nëntë gola e Albi Gjuka tetë.

Lajme tjera