Tri kupat e fundit në Istog

Istogu është në seri prej tri triumfesh në garën për Kupën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.
KHF Istogu e ka fituar Kupën pesë herë. Fillimisht triumfoi në garën për Kupë në edicionin 2017/2018. Triumfoi edhe një vit më pas, ndërsa në edicionin 2019/2020 kupën e fitoi Vushtrria.
Se kush do të fitojë kupën për edicionin 2023/2024 do të mësohet të dielën.
Në gjysmëfinalet që zhvillohen të shtunën në Pejë paraqiten Istogu, Vushtrria, Ferizaj e Samadrexha.

Fituesit e deritashëm të Kupës së Kosovës (femrat):

2022/23 Istogu
2021/22 Istogu
2020/21 Istogu
2019/20 Vushtrria
2018/19 Istogu
2017/18 Istogu
2016/17 Prishtina
2015/16 Prishtina
2014/15 Kastrioti
2013/14 Kastrioti
2012/13 Kastrioti
2011/12 Prishtina
2010/11 Prishtina
2009/10 Kastrioti
2008/09 Prishtina
2007/08 Prishtina
2006/07 Kosova V.
2005/06 Kastrioti
2004/05 Kosova V.
2003/04 Prishtina
2002/03 Kosova V.
2001/02 Kastrioti
2000/01 Vjosa
1999/00 Trepça
1998/99 (Garat e Kupës nuk u zhvilluan për shkak të luftës në Kosovë)
1997/98 (Garat e Kupës nuk u zhvilluan për shkak luftës në Kosovë)
1996/97 Prishtina
1995/96 Kastrioti
1994/95 Prishtina
1993/94 Vjosa

Lajme tjera