Samadrexha ka formuar skuadër pretendente dhe synon të paraqitet me sukses në turneun final të Kupës së Kosovës në hendboll.
Në gjysmëfinale, Samadrexha do të përballet me Ferizajn. Skuadra nga fshati që ka traditë të gjatë e të suksesshme të hendbollit, do të paraqitet edhe në gjysmëfinale të plejofit. Por fillimisht Samadrexha gjithë fokusin e ka te turneu final i Kupës, që zhvillohet në fundjavë në Pejë.
Kapitenia Jihen Ben Hrouz ka thënë se Samadrexha është e përgatitur si duhet. Ben Hrouz është nga Tunizia.
“Final 4 do të jetë një ngjarje e jashtëzakonshme për tifozët e hendbollit në Kosovë. Katër ekipet e kualifikuara kanë dëshmuar se janë ekipet më të mira këtë stinor. Ne do të mbrojmë ngjyrat e ekipit tonë, KHF Samadrexha, deri në fund. Jemi përgatitur si duhet, në atmosferë të mirë dhe shpresojmë të prezantojmë nivel të mirë të hendbollit për tifozët në Pejë. Dhe në fund le të fitojë më i miri”, ka thënë Ben Hrouz.