Stagova: Jemi të bashkuara dhe të motivuara

Ferizaj vlerësohet pretendent për ta fituar Kupën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Skuadra ferizajase udhëheq në tabelën e Superligës, ndërsa në gjysmëfinale të Kupës përballet me Samadrexhën, të shtunën nga ora 16:00 në palestrën “Karagaçi” në Pejë.
Kapitenia e Ferizajt, Aida Stagova, është optimiste para turneut final të Kupës.
“Ekipin ynë është duke punuar intenzivisht që nga janari. Kemi synime të qarta. Jemi të bashkuara dhe të motivuara që ky vit të jetë shumë i suksesshëm për ne. Jemi të gatshme të kalojmë gjysmëfinalen dhe me sukses në finale t’i përmbyllim qëllimet tona. Duam që Kupa të na shoqërojë rrugës për në Ferizaj”, ka thënë Stagova.

Lajme tjera