Trepça fituesja e fundit, Besa skuadra dominuese e dekadës së fundit

Trepça është fituesja në fuqi e Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.
Në finalen shumë dramatike të një viti më parë, skuadra mitrovicase kishte shënuar fitore ndaj Besa Famgasit. Ajo finale ikonike ishte vendosur me penallti.
Trepça kishte ndërprerë serinë prej tri triumfeve të Besës së Pejës në garën për Kupë.
Në fakt Besa është skuadër dominante në garën për kupë në dekadën e fundit, por edhe më gjatë.
Kush do të jetë fituesi i Kupës për edicionin 2023/2024 do të mësohet të dielën në Pejë. Fillimisht të shtunën janë ndeshjet gjysmëfinale.

Fituesit e Kupës së Kosovës:

2022/23 Trepça
2021/22 Besa Famgas
2020/21 Besa Famgas
2019/20 Besa Famgas
2018/19 Kastrioti
2017/18 Besa Famgas
2016/17 Besa Famiglia
2015/16 Besa Famiglia
2014/15 Besa Famiglia
2013/14 Besa Famiglia
2012/13 Prishtina
2011/12 Besa Famiglia
2010/11 Besa Famiglia
2009/10 Besa Famiglia
2008/09 Kastrioti
2007/08 Prishtina
2006/07 Kastrioti
2005/06 Kastrioti
2004/05 BESA
2003/04 Kastrioti
2002/03 BESA
2001/02 Trepça
2000/01 Prishtina
1999/00 Prizreni
1998/99 (Kupa nuk u zhvillua për shkak të luftës në Kosovë)
1997/98 (Kupa nuk u zhvillua për shkak të luftës në Kosovë)
1996/97 Vëllaznimi
1995/96 BESA
1994/95 Llapi
1993/94 Trepça
1992/93 Prishtina
1991/92 Kastrioti

Lajme tjera