Fitorja e dytë në Kampionatin Mesdhetar për Kombëtaren tonë

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll e ka fituar edhe ndeshjen e dytë në Kampionatin Mesdhetar në Ankara të Turqisë.
Pas fitores ndaj Malit të Zi, djemtë tanë të hënën mbrëma fituan edhe ndaj Irakut. Kombëtarja jonë dominoi nga fillimi e deri në fund për fitore bindëse, 24:16.
Kosova U18 mori edhe pikët shtesë për shkak të fitimit të dy prej tri periudhave (9:5, 9:5, 6:6).
Diolen Ajvazi u shpall më i miri i ndeshjes, derisa ndaj Malit të Zi më i miri ishte shpallur Amar Muqolli.
Të martën Kombëtarja jonë luan ndaj Turqisë.

Lajme tjera