Kombëtarja U18 mposhtet nga Turqia

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll e ka zhvilluar të martën ndeshjen e tretë në kuadër të Kampionatit Mesdhetar. Në Ankara të Turqisë, Kombëtarja jonë e hendbollistëve të rinj u përball me Kombëtaren e Turqisë.
Fitore me rezultat 25:12 shënoi Kombëtarja U18 e Turqisë.
Kombëtarja jonë kishte telashe për të dalë në lojën e saj, sidomos në periudhën e parë dhe të dytë. Shfaqi pak më shumë në periudhën e tretë, të cilën e fitoi 7:5, por pa rrezikuar fitoren e nikoqirëve.
Të hënën, Kombëtarja jonë shënoi fitore të madhe ndaj Malit të Zi e më pas edhe ndaj Irakut.
Të mërkurën Kombëtaren tonë e presin ndeshje tjera të vështira. Fillimisht përballet me Rumaninë e më pas me Kroacinë.

Lajme tjera