Fitorja e 15-të rresht për Ferizajn

Ferizaj ka shënuar fitoren e 15-të rresht në Superligën e Kosovës në hendboll.
Të dielën në ndeshjen në Ferizaj, skuadra vendase e mposhti skuadrën deçanase Jusuf Gërvalla me rezultatin 46:17.
Elsa Kongjeli i realizoi 11 gola për Ferizajn. Tetë i kishte Shkurte Mehmeti, ndërsa shtatë i shënoi Aida Stagova.
Learta Gashi i kishte shtatë gola për skuadrën Jusuf Gërvalla, ndërsa Arjeta Imeraj i realizoi gjashtë.
Ferizaj udhëheq në tabelë me 30 pikë, dy më shumë se Istogu.
Jusuf Gërvalla mban pozitën e tetë me 5 pikë.

Lajme tjera