Festim Mustafa kthehet te Kastrioti

Lojtari i Kombëtares së Kosovës, Festim Mustafa, është kthyer te Kastrioti i Ferizajt. Beku shtatlartë së fundi luajti për Prishtinën, me të cilën u paraqit në finale të plejofit. Mustafa është formuar si lojtar te Kastrioti, që pas riorganizimit ka vendosur ta kthej atë. Festim Mustafa i takon gjeneratës që e prezantoi Kosovën në Botërorin […]

Arlinda Hajdari e gatshme për rikthim, kalon te skuadra Bjerringbro

Njëra prej lojtareve kryesore të Kombëtares së Kosovës në hendboll, Arlinda Hajdari, është në fazën finale të rikuperimit, pas lëndimit të gjurit që e kishte pësuar qershorin e kaluar derisa po luante për Kosovën. Arlinda ka operuar gjurin, ndërsa rikuperimi ka shkuar me shumë sukses. Deri më tani 20-vjeçarja ishte pjesë e skuadrës së elitës […]

Në Prishtinë turneu final i Ligës së juniorëve

Të shtunën e të dielën në Prishtinë zhvillohet turneu final i Ligës së juniorëve të Kosovës në hendboll. Në FINAL4 paraqiten katër skuadrat më të mira nga pjesa e rregullt e kampionatit, përkatësisht dy të parat nga secilit grup. Gjysmëfinalja e parë zhvillohet në mes të Besa Famgasit dhe Llapit, të shtunën nga ora 16:00. […]

Ahmetxhekaj: Pasi të shijojmë trofetë, përgatitemi për ndeshjet evropiane

Blerta Ahmetxhekaj ishte pjesë e rëndësishme e Istogut në kampanjën që solli dy trofetë e hendbollit kosovar, atë të kampionit dhe Kupën. Portierja istogase ka pasur paraqitje të mira në Final Four të Kupës, që fundjavën e kaluar u zhvillua në Ferizaj. Istogu fillimisht kaloi Prishtinën e në finale e mposhti Ferizajn. “Arritëm të mbyllim […]

Egzon Gjuka: E arritëm qëllimin

Egzon Gjuka ka udhëhequr Besa Famgasin drejt triumfit në Kupën e Kosovës. Ai u shpall lojtari më i mirë i finales e po ashtu i “Final Four”. Në finalen ndaj Kastriotit, Gjuka i shënoi 8 gola. “Ia arritëm qëllimit që e patëm si skuadër, që ta fitojmë kampionatin dhe Kupën e Kosovës. Është viti i […]

Istogu fiton Kupën e Kosovës për herë të katërt

Istogu e ka fituar Kupën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Të dielën në finale, Istogu e mposhti Ferizajn me rezultat 34:29.Ndeshja u luajt në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj në praninë e mbi 1500 shikuesve. Atmosfera ishte e shkëlqyer, ndërsa nga afër ndeshjen e përcjellën edhe drejtues të MKRS-së dhe të KOK-ut. […]

Besa Famgas fiton Kupën e Kosovës në fund të një edicioni shumë të suksesshëm

Besa Famgas është fituese e Kupës së Kosovës në hendboll për edicionin 2021/2022. Të dielën pasdite në finalen e luajtur në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, Besa Famgas e mposhti Kastriotin me rezultat 30:24.Për Besën është mbyllje e suksesshme e një edicion shumë të suksesshëm. Skuadra pejane i ka fituar të gjitha ndeshjet në kampionat, […]

Besa Famgas në finale, fiton thellë ndaj Prishtinës

Besa Famgas është kualifikuar në finale të Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.Besa në gjysmëfinale e kaloi Prishtinën, ndaj të cilës fitoi me rezultat të thellë, 50:35.Ndeshja u luajt të shtunën mbrëma në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj. Në të njëjtën palestër të dielën nga ora 17:30 është finalja me Kastriotin. Vetëm […]

Atmosferë e shkëlqyeshme në “Bill Clinton”, Kastrioti në finale

Kastrioti është finalisti i parë i Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Në gjysmëfinale, Kastrioti e mposhti Deçanin me rezultat 35:24. Ndeshja u luajt të shtunën pasdite në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj. Të pranishëm ishin rreth 1500 shikues, ndërsa atmosfera ishte e shkëlqyer. Prezent ishin grupet e tifozëve të dy skuadrave […]

Ferizaj mposht Vushtrrinë, kalon në finale

Ferizaj është finalisti i dytë i Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Në gjysmëfinalen e dytë, Ferizaj e mposhti Vushtrrinë me rezultatin 31:27. Ndeshja u luajt të shtunën pasdite në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.Vendaset nisën herët shkëputjen, ndërsa pas pjesës së parë rezultati ishte 20:15 në të mirë të Ferizajt.Ferizaj e […]